Mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore është kthyer në shqetësimin kryesor i Dhomës Amerikane të Tregtisë, për të dytin vit me radhë. Ky tregues mori vlerësimin më të ulët në Indeksin e Besimit të Bizneseve, vetëm 23.06 pikë, nga 100 të mundshme.
“Anëtarët e Dhomës amerikane vlerësojnë se gjetja e stafit të kualifikuar lokal kryeson në listën e çështjeve të perceptuara si problem. Në raport me një vit më parë, treguesi ka rënë me 1.4 pikë përqindje dhe për fatin e keq tregon se ky është një nga problemet kryesore,” shprehet Neritan Mullaj, drejtor Ekzekutiv i AMCHAM.
Dhoma Amerikan e Tregtisë shprehet gjithashtu e shqetësuar edhe në drejtim të konkurrencës së pandershme dhe monopoleve, informalitetit dhe ecurisë ekonomike apo burokracive qeveritare.
Garancinë për rritje të besimit të këtyre treguesve, e dha drejtuesja e politikave antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë, Rovena Pregja.
Kjo me anë të strategjisë anti-korrupsion 2024-2030.
“Strategjia e re Ndërsektoriale kundër Korrupsionit do të sjellë më shumë bashkërendim, duke luftuar veçanërisht korrupsionin në administratën publike,” thotë Rovena Pregja, drejtoreshë e politikave antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë.
Pavarësisht hapave të hedhur para e pas në disa drejtime, perceptimi i përgjithshëm i besimit të bizneseve anëtarë të Dhomës Amerikane të Tregtisë u përmirësua me gati 2 pikë përqindje në raport me vitin 2021. Treguesi përllogaritet në 43.42 pikë, duke mbetur gjithsesi poshtë nivelit mesatar.
“Duke parë ecurinë e cila ulet e ngrihet herë pas here, nuk na tregon shumë. në përgjithësi mund ta përmbledhim si një kënaqësi kokëfortë përballë mediokritetit. Ne qëndrojmë 40 për qind deri në 50 për qind të indeksit. Këtë nuk e përmend në një kontekst tërësisht negativ,” shpjegon Grant Van Cleve, president i AMCHAM.
Në Indeksin e perceptimit të klimës së Biznesit, vlerësime pozitive, madje mbi mesatare morën marrëdhëniet me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Doganat, besimi në përgjithësi në institucione dhe pronësia intelektuale. /A2 CNN
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës