LAJMI I FUNDIT:

Incidenti në Prizren, Haradinaj nuk pendohet (Video)

Incidenti në Prizren, Haradinaj nuk pendohet (Video)

Kryeministri i Kosovës, që pati shkaktuar shumë zhurmë me vendimin për pagat, gati se e la nën hije me një incident në Prizren.

Por Ramush Haradinaj mohoi sot të jetë penduar për largimin e një gruaje e cila e mori fjalën pa qenë e ftuar, njofton Klan Kosova.

Incident në shënimin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, intervenon kryeministri Haradinaj (Video/Foto)
Lexo po ashtu Incident në shënimin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, intervenon kryeministri Haradinaj (Video/Foto)

Për më tepër, shefi i Qeverisë tha se do të vepronte ndryshe po të ishte fjala për ndonjë burrë.


Haradinaj tha po ashtu se situata në Prizren ishte tentim kurthi ndaj tij jo nga Kryetari i Kuvendit por nga dikush tjetër. Madje ai drejtoi edhe akuza për organizimin protokollar që e bëri zyra e tij dhe ajo e kryekuvendarit.