Disa imazhe satelitore thuhet se zbulojnë një shkallë të madhe të humbjeve të Vladimir Putinit, me Rusinë e detyruar të dërgojë tanke të vjetruara në vijën e parë të frontit pasi humbi mijëra automjete të blinduara.
Fotot para dhe pas, të publikuara nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, tregojnë se si arsenali i Moskës është varfëruar rëndë – me mijëra tanke që janë zhdukur gjatë dy viteve, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.
Pamjet ajrore tregojnë tri baza brenda Rusisë – objektet e depozitimit të tankeve nga qyteti Buy në perëndim deri në Arsenyev në lindjen e largët – në muajt e parë të luftës dhe këtë vit.
Siç thuhet më tej, forcat e Putinit kanë humbur më shumë se 3,600 tanke kryesore luftarake – më shumë se i gjithë inventari i tyre aktiv i paraluftës – dhe gati 8,000 automjete të blinduara që nga fillimi i pushtimit në shkurt të vitit 2022, sipas inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar.
Dhe humbjet e konsiderueshme e kanë detyruar Moskën të mbështetet gjithnjë e më shumë në rezervat e saj të tankeve sovjetike të vjetëruara.
“Humbjet e pajisjeve ushtarake ruse në Ukrainë vazhdojnë të rriten”, citohet të ketë thënë Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë krahas imazheve.
“Kjo ka çuar në një mbështetje në pajisjet e vjetruara dhe të mirëmbajtura keq të epokës sovjetike nga depot strategjike të magazinimit”.
“Pajisjet e blinduara po nxirren nga magazinimi, po ‘përmirësohen’ aty ku është e mundur dhe po dërgohen në vijën e parë”.
Por humbjet ruse nuk janë kufizuar vetëm në automjete të blinduara, me viktima të rënda të trupave që shihen gjatë gjithë luftës duke u rritur më tej në muajt e fundit.
Zyrtarët në Kiev raportuan muajin e kaluar se Moska kishte humbur më shumë se 2030 trupa në një ditë të vetme – numri më i lartë ditor që nga fillimi i luftës.
Moska ka pësuar gjithsej 700,000 viktima deri më tani në luftë, tha Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin në fillim të këtij muaji. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Të paktën 32 persona janë nxjerrë në breg pasi një anije cisternë shpërtheu, pas përplasjes me një anije mallrash në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 – sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 - sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa