LAJMI I FUNDIT:

Ilir Meta deklarohet për arratisjen e Gruevskit: Ikja është pranim i fajit

Ilir Meta deklarohet për arratisjen e Gruevskit: Ikja është pranim i fajit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me largimin nga vendi të ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën rreth mediave të Organizatës së Evropës Juglindore për Median (SEEMO) që po mbahet në Tiranë, Meta tha se çdo politikan nuk duhet t’i shmanget drejtësisë.

“Unë mendoj se çdo politikan, aq më tepër një politikan me përgjegjësi të madhe në vendin e tij siç është rasti në fjalë, nuk duhet t’i shmanget as drejtësisë dhe as luftës politike. Nuk mund të gjykoj për çështjen në fjalë, sepse kemi të bëjmë me një vend tjetër, aq më tepër duke pasur këtë pozicion nuk kam përse të hap një debat për këtë çështje. Largimi i tij është edhe një marrje, në një farë mënyre do të thoja, e fajësisë së tij pavarësisht nga pretendimet që ai mund të paraqesë”, është shprehur presidenti i Shqipërisë.


Ai ka theksuar më tej se “Ne kemi raste edhe në Shqipëri kur ka pasur burgosje që janë konsideruar politike dhe që janë përballuar dhe kur një gjë përballohet me kurajo kthehet ne avantazh për çdo politikan. Politikanët në Ballkan duhet të jenë gati për të gjitha sfidat dhe duhet të qëndrojnë si burra.”

Si kaloi Gruevski nga Shqipëria, policia shqiptare jep detaje
Lexo po ashtu Si kaloi Gruevski nga Shqipëria, policia shqiptare jep detaje

Ndërkohë, Policia e Shqipërisë ka konfirmuar zyrtarisht kalimin e Gruevskit në territorin e Shqipërisë, duke u larguar nga pika e kalimit kufitar e Hanit të Hotit në Qarkun e Shkodrës me një automjet në pronësi të Ambasadës së Hungarisë në Tiranë.

Kujtojmë se ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili u dënua me dy vjet burg e që duhej të vuante dënimin, në profilin e tij në Facebook shkroi se ndodhet në Budapest dhe se ka kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze.

Policia që nga e hëna në mbrëmje nuk mund ta lokalizonte vendndodhjen e Gruevskit për ta dërguar në vuajtje të dënimit me burg prej dy vitesh për rastin “Tanku” lidhur me furnizimin e automjetit luksoz “Mercedes” në vlerë prej 570 mijë euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori