LAJMI I FUNDIT:

Ilir Deda kundër zgjedhjeve në qershor: Rrezikohet stabiliteti i vendit (Video)

Ilir Deda kundër zgjedhjeve në qershor: Rrezikohet stabiliteti i vendit (Video)

Deputeti i pavarur, Ilir Deda, vlerëson se nëse shkohet në zgjedhje në qershor do të jetë rrezik për destabilizim të vendit, duke marrë për bazë krizën politike në Shqipëri dhe Maqedoni.

Deda, që është njëri nga themeluesit e subjektit më të ri politik Alternativa, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk mund të përkujdeset njëkohësisht për këto vende, nëse ato hyjnë në një krizë të thellë politike.

Deda ka folur edhe për aktualitetin politik në vend.


“Krejt e dinë se fajtor për gjendjen e mjerueshme në Kosovë tash e 18 vjet është qeverisja që e ka udhëheq PDK”, tha Deda në emisionin “Rrokum Roll” në TV Rrokum.

Ai thotë se vendit i duhet një qeverisje që e lufton korrupsionin dhe e cila ka pikësynim mirëqenien dhe jetën e qytetarëve.

Deda ka thënë se SHBA-të, por edhe BE ia kanë bërë të qartë politikes kosovare se nuk janë të interesuar për jo stabilitet në Ballkan, veçmas në  Kosovë.

“Ata që vendosin të shkaktojnë kriza të njëanshme dhe destabilitet, zakonisht bien prej pushtetit”, tha Deda.

Duke folur për subjektin e tij politik, Alternativën, Deda ka shpjeguar se ideja është të bashkohen dhe me subjektet e tjera me dalë në zgjedhjet e ardhshme dhe me krijue listën prej 100 kandidatëve për deputet dhe me dalë me një kandidat për kryeministër..

“Java e ardhshme do të jetë vendimtare për krijimin e një fronti politik në zgjedhjet e ardhshme dhe me çue PDK-në në shpi”, tha Deda.

“Nëse edhe një mandat e merr qeverisjen në këtë vend PDK, atëherë qytetarët, si me viza si pa viza kanë me ik prej Kosovës”. /Terlegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=a2ByRHZaqfo