LAJMI I FUNDIT:

Ikën nga gruaja, shkon në burg

Ikën nga gruaja, shkon në burg

Një italian 45-vjeçar nga Napoli, i cili ka qenë në burgim shtëpiak, mbrëmë është kthyer në burg, për të ikur nga gruaja e cila e ka bezdisur pandërprerë.

I dënuari në mes të natës ka trokitur në derë të burgut duke i lutur gardianët që ta kthejnë në qeli, sepse siç ka thënë, nuk mund të duronte më kritikat e gruas së tij.

I burgosuri është arrestuar para dy vitesh për vjedhje, derisa gjyqi pak kohë më parë i ka lejuar që pjesën tjetër të dënimit ta kalonte në burg shtëpiak.