Nga: Agron Gjekmarkaj
Bardhyl Londo iku lart në qiell tek poezitë e veta ! Iku duke lënë pas dhimbje të madhe për vajzat dhe familjaret , iku duke mos i pranuar lutjet tona për të qëndruar ! Nga shtëpia e kulturës shqiptare njëri prej bijve të saj madhështore u largua për në “Itake”!
Ike Uliks i kohëve të vështira. Kryqi ishte shenja e letërsisë së tij ! Nga Kryqi vimë tek ai shkojmë na e pat mësuar këtë gjë të gjithëve! Jeta e zakonshme, ajo tokësorja, me gjasë nuk i dukej më e mjaftueshme dhe zgjodhi tjetrën atë të pafundmen të përjetshmen. Kujtimet janë ato që kthehen në trashëgimi , munduese e të bukura ! Munduese se na vënë përballe mungesës tënde mik i dashur e të bukura se shumë na dhe nga vetja , nga shpirti dhe fjala jote !
Sivellau yt Pjeter Bogdani pat thënë “veshur me diell e mbathur me hënë” ! Ashtu po e merr ti sot rrugën e amshimit ! Por, ne do t’i rrime lojës së jetës deri ne fund ! Do ta lëmë një karrige bosh më tavolinë duke të pritur, po edhe gotën do ta mbushim, librin hapur gjithaq e as romuzet nuk do t’i kursejmë, me Markun, Paridin, Gentin e të tjerë!
Po edhe në “kroniken e verës” që me ty hapej gjithmonë do të kthehesh! Nuk qeshim ne pa ty. Njeri -tjetrin do pyesim po Londo do vijë?! Të pritem tek spitali me makinat ndezur po për herë të parë na le pa përgjigje !
Ti na e le amanetin, por nuk vdesësh asnjëherë se sytë tanë indiferentë nuk do jenë kurrë mbi poezinë tënde! Shqipëria gëzohet që të pat dhe ajo të qan sot që i ikën qoftë edhe për një ditë!
Nëse sytë e tu do qëndrojnë të menduar mbi këto vargje,
unë do të shoh një ëndërr të bukur.
Nëse sytë e tu do të dridhen sadopak nga këto vargje,
unë i gjithi do të kumboj si një kitarë
deri në agim.
Po nëse sytë e tu do të kalojnë indiferente mbi këto vargje,
atëherë unë do të kem vdekur …
Mos harro të vish në varrim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

Revolucioni hungarez i vitit 1956 dhe roli negativ i Jugosllavisë

O DRAPËR I HËNËS SË NGRËNË!

Fuqia e çuditshme e “syrit të keq”

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker