LAJMI I FUNDIT:

Idrizi: Nicholas Gage na provokon në tokën tonë

Idrizi: Nicholas Gage na provokon në tokën tonë

Kryetari i Partisë çame për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave në jug të vendit të bëra nga Nicholas Gage.

“Askush nuk i ka thënë këtij njeriu se ai do të vdesë me mentalitetin e një krimineli që kthehet që kthehet herë pas here në vendin e krimit. Ky njeri me mentalitetin e paraardhësve të vet kriminelë, vjen dhe na provokon sot në tokën tonë, por Katzoianis nuk mund t’i shohë ato. Ai luan të njëjtin rol me Dick Martin, që fajëson viktimën për krimin e fajtorit të pafajshëm", ka thënë Idrizi.

Kryetari i partisë çame ka thënë gjithashtu se deklaratat e kryera në zemrën e minoritetit grek janë fyese. "Unë u bëj thirrje të gjithë politikës shqiptare që të mos lejojmë që ky vend të bjerë në gjunjë, hiena si Katzoianis dhe Dick Marti do të përballen me të gjithë shqiptarët sepse ky vend ka zot dhe ka bijtë e vet”, ka thënë ai duke nënvizuar se nuk mund të ketë regjistrim të popullsisë siç pretendojnë Gage apo konsulli grek.

“Nuk do të ketë kurrë regjistrim të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare për sa kohë që qarqet greke, Nikollas Katzoianis, të tentojnë që me para, të tentojnë që me autobusë, të tentojnë që nën presion, të tentojnë që nën benefice t’i shndërrojnë shqiptarët në grek. Nuk mund të bëhet dot kurrë regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike e fetare me vetdeklarim”, ka thënë Idrizi, i cituar nga Top Channel.


Në trend Lajme

Më shumë
Dy të arrestuar nga aksioni në

Dy të arrestuar nga aksioni në "Pallatin e Rinisë"

Lajme
Raportohet se Qeveria ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Raportohet se Qeveria ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Lajme
Aksioni në

Aksioni në "Pallatin e Rinisë, deklarohen nga ndërmarrja: Po bashkëpunojmë me autoritetet përkatëse

Lajme
Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Lajme
Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kronika e Zezë
Tahiri: LVV ka shthurje të numrave në Kuvend, se çka deklaron Kurti nuk duhet të merret seriozisht

Tahiri: LVV ka shthurje të numrave në Kuvend, se çka deklaron Kurti nuk duhet të merret seriozisht

Lajme
Kalo në kategori