Një person i katërt, pjesëmarrës në kërcënimet ndaj kryetarit të PS, Edi Rama, është identifikuar nga Prokuroria e Tiranës.
Burime nga organi i akuzës i kanë thanë të përditshmes Panorama se një banor i Burrelit është bashkëpunëtori i katërt i tre shtetasve të arrestuar javën e kaluar, me akuzën e “sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” ndaj Ramës.
Shtetasit Luan Rami (37), Fatos Rami (29) dhe Afrim Kiça (33), të tre lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, u arrestuan nga policia një javë më parë, me akuzën e “kanosjes dhe planeve për vrasje” ndaj kreut të PS, Edi Rama.
Policia njoftoi fillimisht se ata po siguronin mjetet dhe kushtet për realizimin e krimit, por më pas, drejtori i përgjithshëm i policisë, Hysni Burgaj tha se gjithçka kishte ndodhur, pasi makina e shtetasit Luan Rami ishte dëmtuar nga demonstruesit më 21 janar. Duke marrë shkas nga dëmtimi i makinës, Luan Rami i ka dërguar një mesazh në celular kryetarit të PS, Edi Rama, ku kërkonte dëmshpërblim.
Më pas u pretendua se 37-vjeçari nga Burreli, ka kryer edhe disa telefonata të tjera kërcënuese në adresë të Edi Ramës, duke përmendur edhe planin për t’u përballur me liderin e PS, në demonstratën homazh të 28 janarit. Policia ndërhyri një ditë para demonstratës, duke vënë në pranga tre personat më 27 janar. Ata u lanë në masën e sigurisë “arrest me burg” për një muaj nga Gjykata e Tiranës.
Prokuroria tha se personi i katërt që kërcënoi Ramën, ka pohuar se në momentin e dërgimit të mesazhit nga Luan Rami, katër personat kanë qenë së bashku në një lokal, ku kishin konsumuar pijë alkoolike. I dyshuari i katërt ka mohuar të kishte ndonjë plan konkret për sulm ndaj Ramës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bie numri i vrasjeve në Kosovë, shtohen dukshëm rastet e dhunës në familje
Fundjava në Morinë me fluks, mbi 11 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri në 24 orë
Konkursi për Sekretar në Ministri të Mbrojtjes, faza testuese kishte dështuar por u bë rivlerësim
BE-ja në pritje të vendimit të Kushtetueses për Ligjin për Zyrtarët Publikë
Analistët në Serbi: Trump do të insistojë në Marrëveshjen e Uashingtonit për dialogun Kosovë-Serbi
Vdes pas një aksidenti tragjik ish-ushtari i UÇK-së, Liman Musliu
“S’përjashtohet si mundësi”, Joseph tregon nëse Trump mund ta mbyllë Gjykatën Speciale si hakmarrje ndaj Jack Smith
LDK dorëzon në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë
Kurti në Norvegji takon mërgatën, u bënë thirrje të investojnë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Sjellja e Mbappes kur Vinicius shënoi gol tregon më së miri se çfarë po ndodh mes dyshes te Reali
Blerina Kllokoqi Rugova tregon se si poduksioni i BBVK ua hoqi me dhunë banorëve logon e brendit të saj në veshjet e tyre
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut në Rusi
Emri i legjendës së Real Madridit është bërë trend në rrjetet sociale pas lëndimit të Militaos
Guti i kërkon Realit transferimin e lojtarit legjendar: "Ai është pa ekip, anësor dhe qendror, me kosto zero"
A mund Donald Trump të bëhet sërish president në vitin 2028?