LAJMI I FUNDIT:

Identifikohen gjenet që lidhen me çrregullime psikiatrike

Identifikohen gjenet që lidhen me çrregullime psikiatrike

Hulumtuesit amerikanë kanë gjetur gjen i cili mund të jetë përgjegjës për sëmundjet bipolare. Ata studiuan miun e modifikuar gjenetikisht me çrregullime të ngjashme me maninë humane, për të identifikuar shkaktarin e sëmundjeve bipolare dhe manisë.

Minjtë u vendosën në një numër testimesh. Atyre iu tha dozë litiumi, i cili zakonisht është trajtim efektiv për sëmundjet bipolare të njerëzit dhe kjo ndihmoi edhe në minjtë gjenetikisht të modifikuar. Minjtë shndërroheshin në normal pasi që ata u injektuan me gjenin Clock që kontrollon funksionet ditore të trupit. Kjo jep sqarimin biologjik për sëmundjen, e që mund të çojë një terapi më të mirë.

Sipas studimeve të ndara, mutacione të caktuara të gjeneve kanë ndikim më të madh në autizëm (sëmundje mendore) se sa që është menduar më herët. Hulumtuesit duke shfrytëzuar një teknologji moderne, testuan mutacionet gjenetike të 264 familjeve dhe identifikuan mutacione të caktuara të cilat u panë në fëmijët, por jo edhe në prindërit. Mutacionet spontane, dhjetë herë më shumë mund të ngjajnë në pacientët me autizëm se sa në njerëzit e thjeshtë. Mutacionit ishin më të ulëta në familjet të cilat kishin më shumë se sa një person me sëmundje mendore, që do të thotë se mekanizmat gjenetik edhe trashëgimia, çojnë në një rrezik më të madh. Hulumtuesit ndërlidhën më shumë se 100 gjene, të kombinuara ose individuale, me raste të ndryshme sëmundjesh mendore dhe konkluduan se defektet gjenetike janë shkaktar primar i çrregullimeve.


Ndërkaq, disa studime tjera kanë lidhur skizofreninë me një gjen të involvuar në inflamim. Shkencëtarët amerikanë kanë ekzaminuar gjenomin e 178 pacientëve skizofrenik dhe 144 njerëzve të thjeshtë, përmes disa teknikave moderne. Ata u koncentruan në një variant gjeni që është përgjegjës për reagimet trupore ndaj infeksioneve dhe reaksionet trunore ndaj lëndimeve. Ata analizuan edhe një grup tjetër prej 71 pacientëve skizofrenë dhe 31 njerëzve normal përmes teknologjisë së renditjes së gjeneve dhe gjetën një varg çrregullimesh gjenetike vetëm në pacientët skizofrenë. Studimet tjera mund të konfirmojë këto të arritura dhe me mundësi të shtyjnë deri tek terapitë e reja kundër skizofrenizë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori