LAJMI I FUNDIT:

Ia vranë prindërit, adoleshentja afgane merr hakun – merr kallashnikovin, vret dy talebanë dhe plagos disa të tjerë

Ia vranë prindërit, adoleshentja afgane merr hakun – merr kallashnikovin, vret dy talebanë dhe plagos disa të tjerë

Një vajzë adoleshente afgane është përshëndetur në mediat sociale për “heroizmin” e saj pasi luftoi javën e kaluar kundër militantëve talebanë që vranë prindërit e saj.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, vajza mori pushkën e familjes AK-47, pushkatoi dy prej militantëve dhe plagosi disa të tjerë, thanë zyrtarët lokalë në provincën Ghor.

Talibanët erdhën në shtëpi sepse babai i vajzës ishte një përkrahës i qeverisë, shtuan ata.


Ndërkohë bëhet e ditur se një foto e vajzës që mban armën është bërë virale ditët e fundit.

Por më vonë, më shumë militantë erdhën për të sulmuar shtëpinë, në fshatin Griwa, por “u mundën” nga fshatarët dhe milicitë pro-qeveritare.

Zyrtarët thanë se vajza, që besohet të ishte e moshës midis 14 dhe 16 vjeç, dhe vëllai i saj i vogël ishte dërguar në një vend më të sigurt.

“Ne e dimë se prindërit janë të pazëvendësueshëm, por hakmarrja juaj do t’ju japë paqe relative”, ka shkruar Mohamed Saleh në Facebook.

Sipas mediave lokale, Ghor është një nga provincat perëndimore më të pazhvilluara të Afganistanit dhe incidencat e dhunës ndaj grave janë të larta.

Talibanët nënshkruan një marrëveshje paqeje me SHBA në shkurt, por shumë prej anëtarëve të saj vazhdojnë të kërkojnë rrëzimin e qeverisë dhe kushtetutës aktuale në Afganistan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Evropa
Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Amerika
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Amerika
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori