LAJMI I FUNDIT:

Ia vlen të udhëtohet për ushqim

Ia vlen të udhëtohet për ushqim

Një grup personash ushqimdashës kanë udhëtuar 354 kilometra për ta shijuar një byrek të veçantë me mish dhe patate.

Më shumë se njëqind admirues të ushqimit kanë udhëtuar nga Bristoli në Kingsbridge të Devonit për të provuar byrekun, njofton BBC.

Udhëtimi ka qenë i organizuar, ndërsa grupi ushqimdashës e ka shijuar ‘gjahun’ e tyre gjatë dy vakteve.

Ky lloj byreku është traditë njëqindvjeçare e familjes Lidstone të cilët janë shumë të njohur në këtë biznes.


“Ishte shumë i shijshëm, mishi dhe patatet ishin një shtesë e veçantë, ishte thjeshtë i përsosur”, ka thënë njëri nga ushqimngrënësit e kënaqur.