LAJMI I FUNDIT:

Ia shesin kufomën qebaptores

Ia shesin kufomën qebaptores

Autoritetet e Rusisë thanë se tre persona të pastrehë në qytetin Perm, e kanë vrarë një njeri, pastaj ia kanë ngrënë pjesët e trupit ndërsa pjesët tjera ia kanë shitur një qebaptoreje.

Në një deklaratë të komitetit hetues thuhet se tre burrat e kishin vrarë me thikë dhe çekiç viktimën 25 vjeçare.

Pas vrasjes, kufoma ishte copëtuar dhe pjesërisht është shfrytëzuar për ushqim, ndërsa pjesa tjetër është shitur në një kioskë, që shet qebapë dhe pjata mishi.

Tre të dyshuarit janë akuzuar për vrasje. /rel/