LAJMI I FUNDIT:

Ia sheh hajrin shampanjës së vjedhur!

Ia sheh hajrin shampanjës së vjedhur!

Një plaçkitës i cili vodhi edhe një shishe të shampanjës së shtrenjtë për të festuar vjedhjen e parave e stolive të çmuara në të njëjtën shtëpi është kapur pasi që kishte parkuar automjetin për të fjetur dhe për tu këndellur nga dehja.

Policët janë thirrur nga kalimtarët e brengosur të cilët e panë 37-vjeçarin të rrëzuar prapa rrotës së makinës, anash rrugës kryesore në Dusseldorf të Gjermanisë.

Policët të cilët e zgjuan i kontrolluan letërnjoftimin e tij dhe kuptuan se ai po kërkohej për një varg plaçkitjesh.

Një zëdhënës i policisë ka thënë: "Policët nuk mund ta besonin fatin e tyre kur e kuptuan se cili ishte ky person”.


"Ai madje kishte në automjet edhe gjërat e vjedhura nga plaçkitja e tij e fundit. Gjithashtu ne mund ta padisim edhe vozitje në gjendje të dehur”, ka përfunduar zëdhënësi.