Enis Zaberxha thotë se Hysi, deri-diku edhe Ferizaj, janë skuadrat favorite për titull, kurse kampionia aktuale e elitës, Prishtina dhe lideri, Llamkos Kosova, nuk kanë gjasa të arrin një sukses të tillë.
Sulmuesi Enis Zaberxha ka thënë se skuadra e Hysit me fitoren ndaj Prishtinës (2-0) në fundjavë ka konfirmuar se është pretendenti kryesor për t’u shpallur kampion në elitën e futbollit kosovar. “Jemi skuadra më e mirë në vend dhe jemi ata që po aplikojmë futbollin më të bukur. Titulli i kampionit është synimi ynë për këtë edicion, të cilën kam besim se do ta arrijmë. Jemi duke luajtur mirë dhe në ndeshjen ndaj Prishtinës treguam se sa të fortë jemi. Thjesht jemi mësuar ta mposhtim Prishtinën”, ka thënë Zaberxha për “Epokën e re”.
I pyetur se Hysi është “ekspert” për ta mposhtur vetëm Prishtinën apo edhe skuadrat e tjera të mëdha, Zaberxha është përgjigjur: “Neve si skuadër nuk na intereson shumë se kënd e kemi kundërshtar, por e luajmë lojën tonë dhe rezultati nuk mungon. Ne kemi potencial ta mposhtim secilën skuadër në Superligë”.
Më pas sulmuesi i skuadrës nga Merdara ka bërë selektimin e skuadrave që mund të shpallen kampione si dhe atyre që nuk kanë gjasa për të arritur deri të ky trofe. Sipas Zaberxhës, Hysi dhe Ferizaj janë dy skuadrat favorite për titull, kurse Prishtina dhe Llamkos Kosova nuk kanë gjasa të shpallen kampione. “Ne dhe Ferizaj jemi favoritët kryesorë për titull. Prishtina dhe Llamkosi nuk kanë gjasa ta bëjnë një gjë të tillë. Prishtina nuk ka fond të mjaftueshëm të futbollistëve, kurse Llamkosi po fiton vetëm si vendës”, ka thënë ai.
Zaberxha në fund ka paralajmëruar se Hysit i duhen disa përforcime gjatë janarit për të qenë skuadër e pamposhtur. Skuadra e Hysit aktualisht renditet në pozitën e dytë me tri pikë më pak se liderja e elitës, Llamkos Kosova dhe tri më shumë se Ferizaj që renditet një pozitë më poshtë. /Epokaere/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFIFA përjashton tri kombëtare nga Kampionati Botëror 2026
Pamjet e fundit nga ‘Camp Nou’ shfaqin shqetësime të mëdha për Barcelonën
Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong
Bisedë e tensionuar mes Flick dhe yllit të Barcelonës – lojtari po konsideron largimin
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit
I kërkuar nga Real Madridi, Reijnders me mesazh të fortë për të ardhmen e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti