LAJMI I FUNDIT:

I dehuri në mesin e zjarrfikësve

I dehuri në mesin e zjarrfikësve

Zjarrfikësit që ishin thirrur për të shuar zjarrin në një apartament në Gjermaninë jugore, janë befasuar tej mase kur në mesin e tyre kanë parë një person të dehur tapë.

I dehuri ishte i veshur me rroba zjarrfikësish dhe i pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme për shuarjen e zjarrit.

Pasi kishte dëgjuar alarmin, ky person 38-vjeçar kishte hyrë me shpejtësi në stacionin e zjarrfikësve, ishte veshur me rroba të zjarrfikësve, dhe kishte lëshuar sinjalin e rrezikut në makinë, ka bërë të ditur policia në Suedhessen.