LAJMI I FUNDIT:

I dehur në polici

I dehur në polici

Një burrë austriak, i dënuar për vozitje në gjendje të dehur, ka vozitur në stacionin policor për tu ankuar për tiketën e lëshuar derisa ishte i dehur, kanë thënë policët lokal.

Burrit 65-vjeçar i ishte marrë leja e vozitjes dhe çelësat e automjetit nga shtëpia e tij të dielën pasi që kishte vozitur me sasi më të madhe sesa ajo e lejuar e alkoolit në gjak në qytetin verior austriak Linz.

Ai më pas kishte shkuar në shtëpi, dhe kishte marrë çelësat rezervë të automjetit të tij, kishte vazhduar tek automjeti i braktisur dhe vozitur deri në stacionin policor për të sqaruar pse ai ishte i pakënaqur me dënimin e lëshuar nga policia.

"Kur vozitësi tentoi t’i tregojë policisë së çfarë kishte ndodhur herën e parë, ata e hetuan se ai ende ishte nën ndikimin e alkoolit”, ka thënë policia në një deklaratë.


Vozitësi është dënuar për herë të dytë.