LAJMI I FUNDIT:

I burgosuri pyet rojën ku është dalja

I burgosuri pyet rojën ku është dalja

Policia në New York është vënë në kërkim të një krimineli i cili ka ikur nga gjykata në një mënyrë shumë civilizuese. E ka pyetur rojën se ku është dalja dhe ai me mirësjellje i ka treguar rrugën deri aty.

Ronald Tackman pjesën më të madhe të jetës së tij e ka kaluar nëpër burgje dhe disa herë ka tentuar të ikë, e në gjykimin e tij në Manhattan më në fund i ka dal nafaka. Pasi që është sjellë nga burgu i cili gjendet në Rikers Island për t’u paraqitur para gjykatës supreme të mërkurën, i burgosuri duke pritur terminin e tij ka ikur nga qelia e katit të 12, është lëshuar deri tek gjykatorja dhe ka pyetur rojën se ku ishte dalja.

Tackman ka trokitur në derë, e roja e ka hapur atë dhe e ka pyetur: “Zotëri avokat, çfarë po bëni këtu”?, me gjasë i hutuar për shkak të veshjes serioze dhe kravatës të cilën i burgosuri po bartte. Më pas e ka përcjellë deri tek dalja.

Kamerat e sigurimit kanë incizuar Tackmanin se si lirshëm po dilte nga ndërtesa e Gjykatës Supreme, pranë rojeve të shumta. Zëdhënësi i administratës së gjykatës ka mbrojtur rojën baksuze duke thënë se i burgosuri po bartte veshje serioze, e i cili nuk kishte as pranga e as nuk ishte nën përcjellje të policisë.


Policia ka njoftuar se Tackman pas arratisjes së tij kishte shkuar te e ëma e tij, kishte veshur xhinse dhe xhaketë të zezë, e më pas ishte zhdukur nëpër rrugët e New Yorkut.