LAJMI I FUNDIT:

I burgosuri i trashë padit burgun

I burgosuri i trashë padit burgun

Pasi që vetëm gjatë tetë muajve i ka humbur 47 kilogramë, amerikani i cili është duke vuajtur dënimin për vrasje ka ngritur padi ndaj autoritete për shkak të urisë dhe ushqimeve të ftohta, të cilat nuk ndikojnë mirë në oreksin e tij.

Kur ishte futur në burg para tetë muajsh, Laswell kishte 187 kilogramë, e tani ka “vetëm” 140. Siç pohon ai, shujtat e burgut kanë tepër pak vlera ushqimore, e “simptomat” e para që diçka nuk është në rregull i ka hetuar kur gati është alivanosur gjatë ushtrimeve.

"Vetëm gjysmë orë pas ushqimit barku fillonte të më dhemb dhe ‘të më prejë’ sepse kam qenë i uritur", ka shkruar ai në mes tjerash, në padi. Ai gjithashtu ka theksuar se arsyeja e vetme pse të burgosurit humbin peshë është sepse në burg gjoja “vdesin nga uria".

Në fund të padisë Laswell ka kërkuar që në të ardhmen t’i shërbejnë ushqime të nxehta.