LAJMI I FUNDIT:

I arratisuri kërkon falje me lule

I arratisuri kërkon falje me lule

Një i burgosur, i cili ka ikur nga një burg në SHBA, ka lënë pas vetes një lule të ndërtuar nga letra higjienike, si mënyrë për të kërkuar falje.

Pasi është kapur një ditë pas, Luis Camacho-Mendoza kishte thënë se lulja kishte qenë një shenjë e keqardhjes për ikjen pasi që ishte ndier keq pse po ia bënte këtë gjë drejtuesit të burgut.

Camacho-Mendoza kishte ikur nga një qendër arresti në Crawford County të Arkansasit, ndërsa është kapur vetëm një ditë pas duke u fshehur në një dollap teshash në një shtëpi afër burgut, dhe sërish është arrestuar nga skuadra e SWAT dhe është kthyer në qendrën e arrestimit.