LAJMI I FUNDIT:

Hysi ende nuk ka filluar stërvitjet

Hysi ende nuk ka filluar stërvitjet

Derisa skuadrat tjera të elitës së futbollit kosovar kanë nisur përgatitjet, madje disa prej tyre me intensitet të shtuar, kjo nuk mund të thuhet për Hysin, skuadër e cila ka befasuar për të mirë në garat vjeshtore, por tash e ka zënë gjumi, kështu që futbollistët janë ende në pushim. Kjo duket se nuk e brengos drejtorin e klubit Bashkim Sadikun, i cili në fillim të bisedës tha se “ Hysi brenda 2-3 ditëve do t’i fillojë përgatitjet”.

Mirëpo në pyetjen se për çfarë arsye nuk ka filluar deri më tash, ai tha:” Pse a është kjo shumë me rëndësi a, mos po pranohemi në UEFA e FIFA nëse ia nisim përgatitjet ma herët”.

Kjo mbase ishte dëshmi më e mirë se gjërat në këtë skuadër nuk janë duke shkuar si duhet, e për këtë është i ndërgjegjshëm edhe vet drejtori. Në fakt, sipas burimeve të gazetës, përgatitjet do të fillojnë vetëm atëherë kur futbollistët e Hysit do të marrin pagën e mbetur, pasi nga përvoja e kaluar pothuaj të gjithë e kanë të qartë se futbollistët edhe nëse ftohen, nuk do të paraqiten në stërvitje pa u kryer obligimet ndaj tyre.

Për dallim nga drejtori, kryetrajneri i Hysit Fadil Ademi duket shumë më i shqetësuar për faktin se çdo vonesë mund t’i kushtojë shumë kësaj skuadre.


“ Nuk di çka të them, e kishim planifikuar që stërvitjet të nisin me 13 janar, por kjo nuk ndodhi as një javë më pas dhe nuk jam i sigurt se kur do t’i fillojmë. Kur dihet se të gjitha skuadrat e Superligës tashmë kanë filluar përgatitjet, kjo mund në na kushtojë në garat pranverore, pavarësisht se qëndrojmë mirë në tabelë”, thotë Fadil Ademi. Ai shpreson se në rast të përgatitjeve Hysi edhe mund të konkurrojë për titullin e kampionit, por nëse gjërat nuk lëvizin për të mirë, Hysi edhe mund të rrezikohet.

“ Dallimi i pikëve ndërmjet skuadrave nuk është i madh, kështu që ne edhe mund të rrezikohemi, pra çdo gjë varet nga përgatitjet”, shprehet kryetrajneri i Hysit, i cili ka merita më të mëdha që kjo skuadër në vjeshtë u rendit në vendin e tretë, ndonëse në fillim të edicionit të gjithë e shihnin si njërën ndër skuadrat më të rrezikuara.

Sa i përket fondit të lojtarëve, dihet se nga kjo skuadër është larguar Ahmet Haliti, gjithsesi njëri ndër futbollistët më të mirë të kësaj skuadre, ndërkohë që edhe përparim Livoreka ka kërkuar nga Federata e Futbollit e Kosovës që t’ia mundësojë kalimin në një skuadër tjetër.

“ Livoreka ka kontratë me Hysin dhe nuk mund të kaloi askund pa pëlqimin tonë”, tha drejtori i klubit Bashkim Sadiku. Nuk është ende e qartë as mbetja e futbollistit më të mirë në Kosovës, Mentor Zhdrella, për të cilin janë të interesuara veçmas skuadrat nga Shqipëria.

Megjithatë, çdo gjë varet nga drejtuesit e Hysit, të cilët e kanë “në dorë” Zhdrellën dhe pa lejen e tyre ky futbollistë nuk mund ta ndërrojë klubin.

Kur bëhet fjalë për ndonjë përforcim, ende nuk ka asgjë. Në fakt, klubi ka llogaritur në 2-3 futbollistë të skuadrave tjera, por ngecja me përgatitje, ka bërë që ata tashmë të gjejnë skuadra tjera. Në 17 ndeshjet e vjeshtës, Hysi ka shënuar 8 fitore, 4 barazime dhe ka pësuar 5 humbje, duke tubuar 28 pikë aq sa edhe Ferizaj që është në pozitën e dytë. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori