LAJMI I FUNDIT:

Hysi: Berisha po mbron gardistët

Hysi: Berisha po mbron gardistët

Partia Socialiste akuzoi të hënën kryeministrin Sali Berisha se po konsumon një grusht shteti. Deputetja socialiste Vasilika Hysi akuzoi kryeministrin se po mbron gjashtë gardistët dhe kërkoi që ata të dorëzohen urgjent para organit të akuzës.

Hysi paralajmëroi se nëse nuk ndodh kjo ka vend që të fillojë procedimi penal ndaj drejtuesve të policisë që nuk po zbatojnë urdhër-ndalimet e prokurorisë.

Ajo paralajmëroi gjithashtu për ato që i quajti pasoja serioze penale për çdo minutë që pengohet puna e sistemit të drejtësisë, dhe në mënyrë të veçantë ajo e prokurorisë. /Telegrafi/