LAJMI I FUNDIT:

Hyseni, heroi i Prishtinës

Hyseni, heroi i Prishtinës

Berat Hyseni i ka siguruar tre pikë shumë të vlefshme skuadrës së Prishtinës. Kjo e fundit mposhti Ferronikelin me rezultat minimal 1:0, në kuadër të xhiros së 13-të të Superligës.

Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultat të barabartë 0:0, derisa kur të gjithë mendonin se ndeshje do të përfundoj me këtë rezultat në skenë doli Berat Hyseni.

Sulmuesi prishtinas, në minutën e tretë të kohës shtesë me kokë arriti ta dërgoj topin në rrejt, dhe t’i siguroj Prishtinës fitoren.

Pas kësaj fitore Prishtina ka tubuar 20 pikë, derisa Ferronikeli mbetet në kuotën e 10 pikëve në fund të tabelës. /Express/Telegrafi/