LAJMI I FUNDIT:

Hyseni: Ambasadat e para në vendet e Quint-it

Hyseni: Ambasadat e para në vendet e Quint-it

Hapja e ambasadave të para të Kosovës në botë do të bëhet në një proces prej tri valësh, më të hyrë në fuqi në qershor Kushtetuta e vendit, ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni për gazetën Express.

“Së pari, ambasadat do të hapen në vendet e Quint-it, SHBA, Britani të Madhe, Francë, Gjermani dhe Itali. Sikurse edhe përfaqësime në OKB, BE, dhe NATO”, ka deklaruar Hyseni.

Vala e dytë, sipas tij, do të përfshijë vendet fqinje, me të cilat Kosova kryen marrëdhënie më të rëndësishme ekonomike. “Eventualisht, pastaj në valën e tretë do të vijnë shtetet tjera”, ka shpjeguar Hyseni.

Lidhur me frikën se përzgjedhja e stafit diplomatik mund të politizohet nga subjektet në koalicion, Hyseni ka shpjeguar se “kriteret e vetme do të jenë kompetenca, profesionalizmi dhe jopërkatësia politike”.


“Ne jemi të dedikuar për të bërë gjërat e duhura në fillim, sepse shumë gjëra do të varen në 10-15 vitet e ardhshme nga ajo çfarë bëjmë sot”, ka thënë Hyseni. /Telegrafi/