Hygerta Sako zbulon sekretin e rinisë së dytë: Kur mbusha 40 vjeç, thashë ‘çfarë jam duke bërë?’

“Jeta fillon pas moshës 40-vjeçare” nuk është thjesht dhe vetëm klishe. Ata që e kanë kapur këtë kufi, e dinë mirë se ka një të vërtetë brenda, e cila, me siguri, mbështetet në disa fakte
Në të ’40-at, ka shumë arsye për të nisur një jetë tjetër, siç ka edhe shumë arsye për të bërë një jetë më të shëndetshme e për të qenë më selektiv për gjërat që i bën me dëshirë dhe për të tjera, të cilat të mbushin kohën, por nuk të japin të njëjtën kënaqësi.
Hygerta Sako, Miss Albania 1995, ka dy vite mbi 40, por është në formë të shkëlqyer fizike – tani më shumë se asnjëherë më parë. Madje, nëse do t’u ktheheni edhe një herë atyre fotove, të vitit 1995, do të gjeni po të njëjtit portret Miss-i.
Ndryshe nga shumë personazhe të tjerë të njohur, që nuk dinë si e çfarë të thonë kur pyeten për moshën, Hygerta nuk e ka fare problem këtë pjesë. Jo vetëm kur feston ditëlindjen, e shënon pa drojë numrin mbi tortë, por edhe sa herë gjendet përballë publikut, e thotë pa problem moshën, edhe me krenari madje.
Edhe sot, nga studio e “Rudina”, moderatorja tha se nuk e ka aspak problem moshën e saj, sepse nuk gjen arsye ta fshehë atë: “Nëse gënjej për moshën, më duket sikur gënjej veten”, – tha ajo.
Megjithatë, mosha 40-vjeçare shërbeu për Hygertën si një reflektim për veten. Nëse kishte diçka për të cilën ajo vazhdimisht mendonte se duhet të merrej me veten, ishin disa kilogramë të tepërt. Nuk ishte vonë, sepse për t’u kujdesur e për t’u marrë me veten nuk ka nevojë për moshë, megjithatë, le të themi që “pjekuria” 40-vjeçare ndikoi për mirë në rastin e Hygertës.
“Më në fund, erdhi momenti që të merresha intensivisht me aktivitet fizik. Tashmë kam kohë që bëj palestër çdo ditë dhe Zumba, tri herë në javë, bashkë me vajzën, Anais. Nuk kam arritur akoma aty ku dua unë, por me kohën them se do arrij…”, – tha Hygerta për “Rudina”.
Paralel me aktivitetin fizik, Hygerta ndjek edhe një regjim të rregullt ushqimi: “Kam hequr dorë nga ushqimi jo i shëndetshëm, ha me kujdes. Nuk rri pa ngrënë sa më bie të fikët, por ha shëndetshëm. Bukën e kam eliminuar, përdor bukë integrale, është shumë e shëndetshme, ngopem dhe nuk vë peshë…”, – tregon Hygerta.
Duke rrëfyer për aktivitetin fizik dhe për Zumba-n, një prej sporteve që jo vetëm e ndihmon për t’u ushtruar e për të rënë në peshë, por edhe për t’u argëtuar e për t’u kënaqur, Hygerta tha se vetëm kur mbushi 40 vjeç, kuptoi dhe vendosi se, më në fund, duket të merrej më shumë me veten: “Kur mbusha 40 vjeç, thashë ‘çfarë jam duke bërë’. Mjafton ta vendosësh edhe ta fillosh. Nuk ka moshë për aktivitet fizik, ashtu siç nuk ka moshë edhe për t’u kujdesur për veten …”
Hygerta ia ka dalë mjaft mirë, kështu që, pse jo, edhe 40-vjeçaret si ajo munden…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjashtë gabimet seksuale që nuk duhet t’i bëjnë femrat

Tre gjëra që nuk duhet të bëni kurrë pas ndarjes

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush

Sa zgjasin menstruacionet e para?

Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës