LAJMI I FUNDIT:

Hungaria sërish bllokon Bashkimit Evropian

Hungaria sërish bllokon Bashkimit Evropian

Hungaria ka bllokuar një direktivë të Bashkimit Evropian që do të vendoste një taksë minimale prej 15 për qind për korporatat shumëkombëshe, duke argumentuar se taksa do t’i jepte një “goditje të ulët” konkurrencës evropiane dhe do të rrezikonte vendet e punës.

Ky vendim do të zbatohej për kompanitë e mëdha me të ardhura vjetore mbi 750 milionë euro, raporton euronews.

Reforma tatimore është pjesë e një marrëveshjeje globale të arritur vitin e kaluar në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Ajo u mbështet nga 136 vende, të cilat përbëjnë më shumë se 90 për qind të GJDP-së globale. Është vlerësuar se reforma do të gjenerojë më shumë se 140 miliardë euro të ardhura shtesë çdo vit.


“Evropa është në telashe mjaft të mëdha pa një taksë minimale globale. Ne nuk mbështesim rritjen e taksave për kompanitë hungareze dhe nuk jemi të gatshëm të vëmë në rrezik biznesin tonë”, njoftoi ministri i Jashtëm hungarez, Peter Sijarto.

Sijarto i tha gjithashtu Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken se një taksë 15 për qind do të “do të thoshte një tjetër goditje e ulët për konkurrencën evropiane” në mes të luftës në Ukrainë, edhe nëse marrëveshja do të zbatohej globalisht, jo ekskluzivisht në Evropë.

Hungaria aktualisht ofron një normë të tatimit mbi të ardhurat e korporatave prej 9 për qind, më e ulëta në BE.

Hungaria, Estonia dhe Irlanda fillimisht kundërshtuan marrëveshjen e OECD, e cila synon të rivendosë një fushë loje të barabartë midis kombeve pas vitesh konkurrence.

Të tre vendet më vonë dhanë garanci, duke përfshirë një periudhë të gjatë tranzicioni 10-vjeçare. Megjithatë, pavarësisht nga kushtet më të favorshme, Hungaria ka vendosur të bllokojë direktivën e BE-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon Putinin me 'taksa, tarifa dhe sanksione' nëse ai nuk ndalon luftën në Ukrainë

Trump kërcënon Putinin me 'taksa, tarifa dhe sanksione' nëse ai nuk ndalon luftën në Ukrainë

Botë
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Evropa
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump

Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump

Amerika
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Amerika
Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar

Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar

Evropa

"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk

Botë
Kalo në kategori