LAJMI I FUNDIT:

Humbja e katërt e Kosovës në parakualifikimet për ‘Eurobasket 2021’, pëson sërish nga Rumania

Humbja e katërt e Kosovës në parakualifikimet për ‘Eurobasket 2021’, pëson sërish nga Rumania
Kosova, Rumania (Foto: Screenshot/YouTube/FIBA)

Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, është zhvilluar ndeshja ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës në basketboll dhe asaj të Rumanisë, në kuadër të Grupit B të parakualifikimeve për ‘Eurobasket 2021’. Ekipi nikoqir pësoi humbje me rezultat 75-79.

Basketbollistët tanë bënë një çerek të parë mbresëlënës, gjatë të cilit i shënuan 21 pikë, ndërsa i pranuan 14 sosh.

Mirëpo, në dhjetëminutëshin e dytë, skuadra kundërshtare bëri paraqitje më të mirë duke i shënuar tetë pikë më shumë (17:25) dhe me një pikë epërsi (38-39) shkoi në pushim.


Kosova, Rumania (Foto: Screenshot/YouTube/FIBA)

Dardan Berisha ishte më efikasi për Kosovën në pjesën e parë (14 pikë), i ndjekur nga Erjon Kastrati (10 pikë).

Skuadra nikoqire bëri një rikthim në rezultat në fraksionin e tretë të lojës (23:17), të cilën dëshironte ta fitonte me mbështetjen e tifozëve në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Mirëpo, humbja në çerekun e fundit (14:23) bëri që Përfaqësuesja jonë ta humbte edhe ndeshjen (75-79).

Dardan Berisha vazhdoi të ishte më efikasi deri në fund të sfidës me 22 pikë të shënuara, ndërsa pas tij qëndroi Kastrati me 20 pikë.

Kosova bën gara në Grupin B, ku në tri ndeshjet e para kishte pësuar tri humbje duke u mposhtur dy herë nga Maqedonia dhe një herë nga Rumania. Ndërsa kjo ishte humbja e katërt dhe e dyta nga Rumania. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori