LAJMI I FUNDIT:

Humb betejën me COVID-19 edhe një lehonë 26 vjeçare nga Vitia

Humb betejën me COVID-19 edhe një lehonë 26 vjeçare nga Vitia

Një lehonë 26 vjeçare nga Komuna e Vitisë ka vdekur sot si pasojë e infektimit me coronavirus.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar doktori i Klinikës së Mjekimit Intensiv në QKUK, Gazmend Spahija.

Spahija ka thënë se viktima i është nënshtruar më 2 shtator operacionit kirurgjik cezarian në Klinikën e Gjinekologjisë, për të kryer lindjen në javën e 38-të.


“Po është e vërtetë. Rreth orës 02:30 të ditës së sotme pacientja e lindur në vitin 1995 ka vdekur nga COVID-19. Ajo i ishte nënshtruar operimit cezarian për kryerjen e lindjes mirëpo për shkak të gjendjes së rënduar, pasi ka pasur dëmtim të madh të mushkërive, është sjellë në mjekim intensiv”, ka thënë ai.

Ndryshe edhe një foshnjë 3 javëshe ka humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. Brenda javës në Kosovë kanë humbur jetën 147 persona në mesin mesin e tyre gra shtatzëna, lehona dhe persona më të rinj se 40 vjeç. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori