Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur në lidhje me koalicionin dhe rrëzimin e Qeverisë përmes mocionit të opozitës, të cilën e votoi edhe Partia Demokratike e Kosovës.
Hoxhaj ka thënë se qëllimi i PDK-së ka qenë t’ia ofrojë vendit edhe një mundësi të re, dhe ta marrin edhe njëherë legjitimitetin nga qytetarët për t’i vazhduar proceset, meqë kjo parti ka vlerësuar se ka pasur mospërmbushje të objektivave të rëndësishme dhe stagnim të vendit.
“Ne kemi shprehur shqetësimin për mospërmbushjen e objektivave nga koalicioni qeverisës tek kolegët tanë nga LDK”, ka deklaruar Hoxhaj.
Në një intervistë në RTK, ai ka thënë se vota e PDK-së pro mocionit nuk është votë kundër LDK-së, por është votë për t’i hapur mundësi të reja vendit tonë që proceset të ecin përpara.
“Vota e sotme nuk është votë kundër dikujt, por është një votë për t’i dhënë vendit një mundësi dhe start të ri, diçka që në vendet demokratike ndodh shpesh”, ka deklaruar Hoxhaj.
Hoxhaj ka theksuar se në marrjen e vendimit se sit ë veprojë PDK-ja, nuk ka pasur rëndësi skenari i kësaj apo asaj partie politike, por sipas tij, ka qenë skenari i qytetarit dhe zhvillimi i Kosovës.
Hoxhaj ka thënë se mosratifikimi i demarkacionit si kusht i vetëm për liberalizimin e vizave është vetëm një nga proceset e mëdha ku ka pasur stagnim. Ai ka treguar se si në vizitat e tij në Bruksel, si shef i diplomacisë kosovare ka pasur kërkesa dhe pyetje se pse nuk po ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi.
Zëvendëskryetari i PDK-së ka folur edhe për opozitën, e cila sipas tij ka pasur sjellje të papërgjegjshme në raport me demarkacionin, si dhe ka përhapur frikë.
“Unë kam bindjen e plotë që Kosova me këtë marrëveshje për demarkacionin nuk humb territor, përkundrazi, do ta forconte subjektivitetin e Kosovës, pasi që kjo marrëveshje është marrëveshje ndërkombëtare”, ka deklaruar Hoxhaj.
“Ne nuk kemi dashur të humbim kohë, duke e shtyrë nga dita në ditë demarkacionin”, ka përfunduar Hoxhaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos