Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot sekretaren e Organizatës së Frankofonisë, Michalle Jean, në Madagaskar ku po merr pjesë në Samitin e Frankofonisë.
Hoxhaj gjatë këtij takimi ka biseduar për bashkëpunimin e ngushtë në mes të Frankofonisë dhe Kosovës. Hoxhaj e ka njoftuar sekretaren për synimin e Kosovës për t’u bërë shtet anëtar edhe në Agjensionin e Universiteteve Frankofone dhe në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë.
“Kam biseduar për bashkëpunimin e ngushtë në mes të Frankofonisë dhe Kosovës nga koordinimi për çështje të politikës së jashtme, e deri tek bashkëpunimi ekonomik, arsimor dhe kulturor! Sekretares i thashë që Kosova synon që të bëhet anëtare në Agjensionin e Universiteteve Frankofone dhe në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë”, ka thënë Hoxhaj.
Ministri Hoxhaj, e ka informuar sekretaren Jean për zhvillimet dhe të arriturat e Kosovës dhe ka kërkuar mbështetjen për njohje të reja për Kosovën.
Hoxhaj sot ka zhvilluar takim edhe me ministren kanadeze për zhvillim ekonomik Francine Landry, me të cilën kanë biseduar për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe mundësinë e projekteve konkrete të përbashkëta nga të cilat do të përfitojnë qytetarët e Kosovës.
Një ditë më herët Hoxhaj ka takuar edhe ministrat e Jashtëm të Belgjikës, Xhibutit dhe Burundit, ndërsa do të vazhdojë me agjendën e tij lobuese.
Kosova është anëtarësuar në Organizatën e Frankofonisë në vitin 2014 si shtet anëtar vëzhgues.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë