LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Kosovën

Hoxhaj reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se pavarësia e Kosovës është vulosur nga vullneti dhe sakrifica e njerëzve.

“Pavarësia e Kosovës është vulosur nga vullneti, sakrifica dhe vendosmëria e njerëzve, dhe jo nga politika e gabuar e Serbisë! Pavarësia jonë nuk është një triumf mbi Serbinë, por një e drejtë legjitime për të ekzistuar, si qytetarë dhe si shtet”, ka shkruar Hoxhaj.


Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka thënë sot se “pavarësinë e Kosovës e kemi vulosur vetë”.