LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Platforma e fundit e Serbisë është shoviniste

Hoxhaj: Platforma e fundit e Serbisë është shoviniste

Publikimi i një platforme të Beogradit ku parashihet ndarja e shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, ka nxitur reagimin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Përmes një postimi në Twitter, Hoxhaj tha se kjo platformë është rikthim në vitet e errëta të shovinizmit, pasojat e të cilit rajoni i vuan sot e kësaj dite. Madje, Hoxhaj tha se platforma e profesorit Vasiç ia kujton Çubriloviçin dhe ideologë të tjerë të shovinizmit serb ndaj Kosovës.

“Platforma e fundit e publikuar e Beogradit për t’i ndarë shqiptarët dhe serbët në dy entitete të ndara  është rikthim në vitet e errëta të shovinizmit, pasojat e të cilit sot e kësaj dite i vuajnë shtetet e rajonit. Propozimi i Dr Vasic ma kujton Dr Çubriloviçin dhe ideologjistë të tjerë serbë të shovinizmit”, ka shkruar Hoxhaj.


Dokumenti i titulluar “Platforma për zgjidhjen e çështjes së Kosovës: serbët dhe shqiptarët nga ndarja e shumicës deri tek bashkimi i mundshëm” (“Platforma za resavanje Kosovskog pitanja: Srbi i Albanci od vecinske razdvojenosti do moguceg novog spajanja”) është hartuar nga Nenad A. Vasiq, një hulumtues i Institutit për Politikë dhe Ekonomi Ndërkombëtare (Institut Studimor i krijuar nga Qeveria e Serbisë).

Në dokument (i cili pretendon të jetë pozicioni i paralajmëruar i ri i Serbisë ndaj çështjes së Kosovës në përmbylljen e procesit të dialogut të Brukselit) janë numëruar edhe hapat që duhen ndërmarrë në arritjen e kësaj “zgjidhjeje”, e cila, sipas autorit të propozimit, është një “zgjidhje WIN-WIN”, që nënkupton se me të “në shumicë kënaqen edhe serbët, edhe shqiptarët”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Kalo në kategori