LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj në takimin e RCC: Autostrada Prishtinë-Nish, ndër projektet më të rëndësishme rajonale

Hoxhaj në takimin e RCC: Autostrada Prishtinë-Nish, ndër projektet më të rëndësishme rajonale

Në ditën e tretë të punimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që po mbahet në Nju Jork, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, po vazhdon agjendën e ngjeshur të takimeve të shumta bilaterale dhe multilaterale.

Sipas një njoftimi të MPJ-së, gjatë ditës së sotme është mbajtur takimi i RCC – Këshilli Rajonal për Bashkëpunim, me ministrat e punëve të jashtme të vendeve të rajonit, ku Republika e Kosovës është anëtare.

Po sipas njoftimit, në fjalën e tij, Ministri Hoxhaj, ka thënë se shumë raporte politike mes vendeve të rajonit janë të ndërlidhura edhe me aspekte ekonomike dhe infrastrukturore të bashkëpunimit.


“Ballkani dhe BE jetojnë në një kohë të pasigurt dhe përtej reformave politike, ne duhet të kemi më shumë projekte në fushën e infrastrukturës rrugore, të modernizimit të shoqërive, të rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të reja të punës! Ne duhet të dimë se as Kosova dhe as rajoni nuk mund të ketë rritje të shpejtë ekonomike, sepse tregjet janë të vogla, shoqëritë janë të fragementarizuara dhe vendet janë në zhvillim e sipër. Ndër projektet më të rëndësishme për infrastrukturën rrugore të Ballkanit qendror është ndërtimi i rrugës Prishtinë-Nish, cili ka një dimension politik në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore Kosovë-Serbi”, ka thënë Hoxhaj.

Më tej, ai ka shtuar se “nuk mund ta konsiderojmë një regjion të integruar në aspektin energjetik nëse nuk zbatohet marrëveshja e energjisë në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila nuk është zbatuar fare në pesë vitet fundi”.

Në fund të njoftimit thuhet se Hoxhaj ka zhvilluar edhe një sërë takimesh të tjera bilaterale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump

Bitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump

Botë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!

Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!

Ekonomi
Kalo në kategori