LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj në Riad: Arabia Saudite mbështet me 70 milionë dollarë shëndetësinë dhe infrastrukturën rrugore

Hoxhaj në Riad: Arabia Saudite mbështet me 70 milionë dollarë shëndetësinë dhe infrastrukturën rrugore

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë qëndrimit të tij në Arabi Saudite, ka zhvilluar takim me drejtorin gjeneral, Yousef Al-Bassam, të Fondit për Zhvillim të Arabisë Saudite, ku ka kërkuar hapjen e një kapitulli të ri bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Arabisë Saudite, përmes mbështetjes së projekteve konkrete në fusha të caktuara të jetës.

Me këtë rast, drejtori i këtij fondi është zotuar që ta përkrahë zhvillimin ekonomik të Kosovës, me një shumë të konsiderueshme që arrin vlerën prej 70 milionë dollarësh.


“Pjesa e parë e mbështetjes shkon për përmbylljen e projektit të autostradës Prishtinë-Mitrovicë, në vlerë prej 15 milionë dollar. Përfaqësuesit e Fondit janë zotuar se do ta mbështesin edhe sektorin e shëndetësisë në Kosovë dhe planet e Kosovës për rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore me rreth 50 milionë dollarë. Po ashtu, janë diskutuar mundësitë e mbështetjes së Kosovës në fushën e inovacionit dhe të edukimit”, ka njoftuar Hoxhaj.

Hoxhaj ka njoftuar se Kosova dhe Arabia Saudite do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi deri në mars të vitit të ardhshëm, në mënyrë që të alokohen këto fonde në mbështetje të Kosovës.

Gjatë ditës së sotme, Hoxhaj ka takuar edhe Princin Turki Al Faisal, si dhe ka mbajtur një ligjëratë në Qendrën e Mbretit Faisal për Hulumtime dhe Studime Islame, ku ka folur për 10 vjetorin e pavarësisë dhe marrëdhëniet e Kosovës me botën arabe.

Në trend Lajme

Më shumë
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Politikë
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori