Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se nuk kanë nguti për zgjedhjen e presidentit të ri dhe nuk është prioritet për PDK-në kjo çështje.
“Na jemi në një dramë dhe ajo dramë ka filluar të premten. Unë e di që pyetjet tuaja janë legjitime në kuptimin se si do të duken zgjedhja dhe kush do të jetë president. Në këtë situatë nuk kemi mundësi as nguti të mendojmë se në çfarë formë do të zgjidhet presidenti. Presim që shumica parlamentare të jetë i qartë në atë se si duhet të zgjidhet presidenti”, tha Hoxhaj.
Hoxhaj po ashtu tha se dëmtohet kredibiliteti i Kosovës nëse brenda Qeverisë së Kosovës partitë politike kanë qëndrime të ndryshme sa i përket procesit të dialogut.
Hoxhaj ka thënë se ky është një proces që e ka përsipër Qeveria, ndërkaq duke folur edhe për zgjedhjen e presidentit, ai tha se presin që shumica parlamentare të jetë i qartë në atë se di duhet të zgjidhet presidenti.
Këto komente i bëri ai kur u pyet gjatë konferencës, për procesin e dialogut dhe kërkesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që dialogu me Serbinë të mos vazhdojë tani në kohën kur Gjykata Speciale ka filluar arrestimin e ish-krerëve të UÇK-së.
“Qëndrimi i PDK-së është i qartë. Dialogu është proces që bartet nga Qeveria. Qasja e PDK-së është që dialogu nuk duhet të jetë proces, duhet të jetë ngjarje që përfundon me njohje të ndërsjelltë. Se çfarë do të bëjnë kolegët që janë në Qeveri ju takon atyre të koordinojnë, por e dëmton shumë kredibilitetin e Kosovës, nëse një parti politike në Qeveri thotë kështu për dialogun, ndërsa një tjetër parti të ketë tjetër qëndrim për dialogun”, tha Hoxhaj.
Gjatë kësaj konference, Hoxhaj ka thënë se fillimi i procesit gjyqësor ndaj kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli sot, ish kryetarit e presidentit Hashim Thaçi, ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqit dje si dhe deputetit Rexhep Selimi nesër, përbëjnë një ndër ngjarjet më tronditëse të historisë dhe të politikës në Kosovë.
“Kjo është një situatë e vështirë, më e vështira edhe për Partinë Demokratike e Kosovës, por si parti e shpresës dhe e besimit, këtë gjendje te jashtëzakonshme dhe vështirë do ta shndërrojmë në forcë për t’i shërbyer Kosovës dhe interesave strategjike të saj. PDK-ja i ka prirë proceseve jetike të Kosovës, lirisë dhe pavarësisë së saj, por, edhe duke qenë protagoniste edhe në ndërtimin e demokracisë e sundimit të ligjit. Në këtë drejtim respektojmë pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit”, tha Hoxhaj.
Me këtë rast, Hoxhaj ka shtuar se kjo është një situatë e vështirë edhe për Partinë Demokratike të Kosovës, por si parti e shpresës, këtë gjendje të jashtëzakonshme dhe të vështirë do ta shndërrojnë në forcë për t’i shërbyer Kosovës.
“Unë jam i bindur se mënyra më e mirë për të treguar respekt e dashuri për liderët tanë, është duke u përkushtuar më shumë, duke u angazhuar më fortë për ta forcuar Partinë Demokratike të Kosovës, e nëpërmjet saj për të forcuar Republikën e Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës e ka një program të qartë për të ardhmen, për të konsoliduar demokracinë, lirinë dhe sigurinë e Kosovës. Për të zhvilluar vendin e mirëqenien e qytetarëve dhe për të konsoliduar pozicionin ndërkombëtar të shtetit tonë të pavarur. Për ta vënë në jetë këtë vizion, partia jonë ka nevojë për kontributin dhe dedikimin e të gjithë anëtarëve të saj, pa dallim”, tha Hoxhaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDenisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë