LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Krijimi i një qeverie të re, i domosdoshëm në këtë kohë

Hoxhaj: Krijimi i një qeverie të re, i domosdoshëm në këtë kohë

Ish-zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka thënë se krijimi i një qeverie të re, na pëlqeu ose s’na pëlqeu, është i pashmangshëm, tani në këtë kohë politike dhe pandemie në Kosovë.

Deputeti i PDK-së, është shprehur se krijimi i një qeverie të re, është i pashmangshëm dhe çdo variant tjetër tjetër është abuzim me pushtetin.

Ai tutje, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, është shprehur se tani nuk mund të ketë zgjedhje të reja, në afat të shkurtër kohorë.


Sipas Hoxhajt, krijimi i qeverisë së re është i domosdoshëm.

Shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:

Tashmë dihet se PDK nuk do të pranojë të bëhet pjesë e qeverisë së re. Por kjo s’do të thotë se Kosova duhet të mbetet pa qeveri, sidomos sot, në kohë pandemie. Krijimi i qeverisë së re, sa është e drejtë kushtetuese, poashtu është edhe domosdoshmëri politike për vendin dhe çdo variant tjetër është abuzim me pushtetin, Kushtetutën dhe interesat e qytetarëve të Kosovës.

Kosova është Republikë Parlamentare me përfaqësuesit e saj të zgjedhur direkt nga qytetarët. Këta të zgjedhur, 82 prej tyre, kanë votuar shkarkimin e kësaj qeverie. Janë po këta deputetë ata që do të vendosin se kush do të ketë të drejtën e krijimit të qeverisë së re dhe ta mandatojë kryeministrin e ardhshëm të Republikës së Kosovës.

Të gjithë duhet ta dimë se shkuarja në zgjedhje në këtë rast nuk mund të bëhet me ndonjë automatizëm të procesit politik. Prandaj, krijimi i një shumice të re parlamentare dhe vullneti politik i partive për qeveri të re, janë të ligjshme dhe kushtetuese.

Në rrethanat aktuale politike dhe të shëndetit publik në Kosovë, nuk mund të ketë zgjedhje të reja. Të paktën jo në afat të shkurtër kohor. Kështu që qeveria e re del si pashmangshmëri dhe domosdoshmëri. Sepse, nëse partia e parë nuk mund të bëjë shumicën parlamentare dhe të krijojë qeverinë, nuk duhet të hyjmë në amulli.

Nëse ka të tjerë që në Kuvend e bëjnë shumicën si parti apo koalicion partish, kjo duhet të ndodhë, edhe kur s’na pëlqen për shkak të preferencave tona partiake apo personale. Shmangia e të dy mundësive do ishte abuzim me pushtetin dhe shtetin.

Shteti i Kosovës është i përjetshëm. Partitë dhe individët janë të përkohshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Kalo në kategori