LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj falënderon NATO-n, koha që Kosova të bëhet kontribuese e sigurisë

Hoxhaj falënderon NATO-n, koha që Kosova të bëhet kontribuese e sigurisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen ndaj trupave të NATO-së, në 19 vjetorin e hyrjes së tyre në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj tha se dita e hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë është ditë historike për popullin e Kosovës dhe ndër ditët më të lumtura.

Ky intervenim, tha Hoxhaj, dëshmon edhe njëherë rëndësinë e madhe të Aleancës Veri-Atlantike për sigurinë në botë.


“Sot shënojmë 19 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë. Një ditë historike për popullin e Kosovës, dhe pa dyshim një nga ditët më të lumtura për ne. Hyrja e trupave të NATO-së në Kosovë, dëshmon edhe njëherë rëndësinë e madhe të Aleancës Veri-Atlantike për sigurinë në botë”, ka shkruar Hoxhaj.

Hoxhaj theksoi se Kosova është e gatshme të shndërrohet në kontribues të sigurisë, ndërsa shtoi se FSK-ja duhet të shndërrohet në ushtri dhe të anëtarësohet në NATO.

“Për nder të kësaj dite, sot përuruam pllakën memoriale kushtuar ushtarëve të KFOR’it që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë. Populli ynë u mbetet përherë mirënjohës ushtarëve që rrezikuan jetën e tyre për të na mbrojtur. E sot, Kosova është e gatshme të shndërrohet në kontribues të sigurisë në rajon dhe në botë, duke shndërruar FSK-në në ushtri dhe duke u anëtarësuar në NATO”, ka përfunduar Hoxhaj në postimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori