LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Deklaratat e Rusisë për Ivanoviqin kanë për qëllim destabilitetin

Hoxhaj: Deklaratat e Rusisë për Ivanoviqin kanë për qëllim destabilitetin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj deklaratat e lëshuara zyrtarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, në lidhje me procesin e hetimeve për vrasjen e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Oliver Ivanoviq, i konsideron përpjekje për të ndërhyrë në punët e brendshme të Republikës së Kosovës, dhe për ta dëmtuar kredibilitetin e institucioneve të drejtësisë në Kosovë.

Në një deklaratë dhënë BIRN-it, Hoxhaj ka thënë se këto deklarata nuk e kanë në fokus drejtësinë por destabilitetin.

“Këto deklarata janë qëllimkëqija dhe destruktive të cilat nuk e kanë në fokus drejtësinë por destabilitetin. I tillë ka qenë çdo herë roli i Rusisë në raport me Kosovën dhe rajonin. Ballkani Perëndimor mbetet politikisht, gjeografikisht dhe historikisht një rajon evropian i përkushtuar për integrimin në BE, NATO dhe strukturat tjera eurotlantike”, ka thënë Hoxhaj.


Hoxhaj shtoi në emër të Qeverisë se çfarëdo deklarate politike është e dëmshme dhe e papranueshme.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse tha sot se Prishtina dhe aleatët e saj po fshehin diçka në lidhje me hetimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori