LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Kosova dhe Maqedonia të përfshihen në planet për zgjerim

Hoxha: Kosova dhe Maqedonia të përfshihen në planet për zgjerim

Ministrja për Integrimin Evropian, Dhurata Hoxha është takuar me Zëvendëskryetarin e Qeverisë së Maqedonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Mbledhja e parë e Komitetit të përbashkët për integrime evropiane në mes të Kosovës dhe Maqedonisë, po mbahet në kuadër të Marrëveshjes për bashkëpunim për çështjet në sferat e integrimit evropian.

Qëllimi i këtyre takimeve është shkëmbimi i përvojave në sferat e integrimit evropian mes dy vendeve.


Ministrja Hoxha ka theksuar se në këtë mbledhje të përbashkët, do të rikonfirmohet gatishmëria dhe zotimi i përbashkët për rrugën e përbashkët drejt integrimeve evropiane.

“Jemi të përkushtuar që të zbatojmë synimet e vendeve tona dhe qytetarëve tanë, për procesin integrues. Së bashku sfidat e proceseve nëpër të cilat po kalojnë vendet tona, janë më lehtë të përballueshme”, deklaroi Dhurata Hoxha, ministre për integrim evropian./Alsat-M/Telegrafi/