LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Duhet sa më shpejt të punohet për përmbushje të agjendës evropiane

Hoxha: Duhet sa më shpejt të punohet për përmbushje të agjendës evropiane

Ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha tha sot se janë duke bërë përpjekje që sa më shpejt të përshpejtojnë proceset lidhur me obligimet që dalin nga agjenda evropiane e Reformave.

Ministrja Hoxha në takimin e rregullt të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ku ka marr pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj kërkoi nga ministrat që të jenë sa më specifik në mënyrë që të kuptojnë se ku ka ngecje.

Pjesë e reformës evropiane është edhe Ligji për Pagat, të cilin në pika të shkurtra e ka prezantuar ministri për Administratë Publike Mahir Yagcilar.


Hoxha tha se ka progres në disa fusha por që ka ende punë për t’u bërë.

“Ditëve të fundit gjithë ne jemi munduar që të bëjmë më të mirën për të përshpejtuar proceset lidhur me obligimet që dalin nga Agjenda Evropiane e Reformave. Kemi shënuar progres në disa fusha, por konsideroj që mbetet ende për t’u bërë. Kam thënë qysh në fillim të marrjes së mandatit se procesi i integrimit evropian nuk është alternativë, por është rrugë të cilën ne e kemi zgjedhur dhe ne duhet ti kryejmë detyrat tona në mënyrë që të shënojmë progres “, tha Hoxha.

Ajo tha se pret që ministrat ta kuptojnë se kanë ngecje të procesit për obligimet që i kanë marrë.

“Besoj se kjo metodë e punës do të jetë më efikase dhe do të tregojë rezultate të pritura . Dhe lidhur me tri tema që janë në agjendë e sotme i lus ministrat që të jenë sa më specifik dhe ta njoftojnë Këshillin se ku janë sfidat , si planifikohen të adresohen ato dhe të na njoftojnë se çfarë veprimesh duhet ndërmarr apo si mund të ndihmojë Qeveria dhe të gjithë ne për t’i tejkaluar ato sfida”, tha Hoxha.

Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar , shkurtimisht e prezantoi projektligjin për Paga, i cili ende nuk është miratuar edhe pse ka pasur një procedim të tij, por më pas është tërhequr nga agjenda.

“Pas tërheqjes së projektligjit për Paga nga Kuvendi në mars të këtij viti nga Qeveria e kaluar duke u bazuar në rekomandimet e përfaqësuesve të Komisionit Evropian , MAP-i menjëherë filloi punën në hartimin e koncept dokumentit të pagave. Koncept dokumenti i pagave me datën 15 nëntor është shpërndarë për konsultime paraprake në institucionet relevante dhe pas kësaj faze do të vazhdohet me konsultime publike siç kërkohet sipas procedurave ligjore. Koncept dokumenti për paga vendos opsione për vendimmarrësit për secilin problem të identifikuar. Në këtë aspekt , koncept dokumenti i pagave rekomandon hartimin e projektligjit të ri , për të gjithë të punësuarit që marrin pagë nga buxheti i Kosovës.”, tha Yagcilar.

Projektligji i ri për Paga, sipas tij, do të rregullojë çështjet e fushëveprimit, si paga bazë , shtesat mbi pagën bazë , kompensimet e pagës, mbikëqyrja e sistemit të pagës ku janë disa opsione. Pas këtij prezantimi , takimi i Këshillit Ministrot për Integrime Evropiane ka vazhduar me dyer të mbyllura.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori