Kryeministri Avdullah Hoti kritikat e Lëvizjes Vetëvendosje në adresë të tij i ka quajtur sharje ndaj qeverisë që ai drejton.
Ai në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës i është kundërpërgjigjur akuzave të deputetit Rexhep Selimi se në Uashington kishte shkuar për zhbërjen e kufijve dhe ndarjen e Ujmanit.
I pari i qeverisë tha se do të propozojë një pikë të rendit të ditës në Kuvend, ku Lëvizja Vetëvendosje ‘vetëm do të shajë’, e pas kësaj ata do t’i kthehen debatit serioz.
“E kam një propozim në fakt edhe këtë seancë, unë i propozoj Kuvendit të ketë një pikë të rendit të ditës në fillim ku i keni sharjet për kryeministrin, dhe kur e kryejmë atë pjesë, do të hyjmë mandej bisedojmë seriozisht. Rexhë, unë këtu jam po të dëgjoj edhe juve, edhe deputeten para jush. 90 për qind, Rexhë, e keni fjalimin epitete të ndryshme si të shani Qeverinë. Hajde, po i kthehemi fjalimit të juaj e po e dëgjojmë edhe një herë. Beso se është ashtu dhe nuk është hera e parë. Unë propozoj ta kemi një pikë ku ju e shani kryeministrin dhe mandej ia nisim me punua edhe bëjmë debat”, tha ai.
Kryeministri Hoti tha se parimet e dialogut janë jo shkëmbime territoriale, jo Bosnjëzim të Kosovës, por marrëveshje vetëm për njohje reciproke.
Ai ka komentuar edhe pesë ftesat për interpelancë nga deputetët e LVV-së ku tha se janë për të njëjtën temë, derisa u tha deputetëve të kësaj partie e para tyre do të jetë edhe për tri vjet.
“Rexhë edhe 100 herë nëse vjen këtu, të njëjtën gjë do të ta them, se dialogu zhvillohet veç për njohje reciproke. Unë në këtë Kuvend nuk kam me sjellë marrëveshje tjetër përveç marrëveshje për njohje reciproke, nëse mbërrij ta bëj, nëse nuk mbërrij ta bëj, Kosova edhe Serbia do të vazhdojnë si dy vende që s’e njohin njëra-tjetrën, por që janë fqinjë, kaq. Por, marrëveshje prej meje në këtë Kuvend nuk do të vij, parimet 100 herë i kam përsëritur edhe 100 herë nëse më ftoni në interpelancë të njëjtën gjë do ta them. I kam pranuar pesë kërkesa për interpelancë nga grupi juaj parlamentar i LVV-së, shumë mirë veç merruni vesh mes vete se të pestat janë me të njëjtën temë. Nuk e di a keni komunikuar në mes vete, për të njëjtën temë seriozisht. Para jush kam me qenë edhe tri vjet!”, tha Hoti, raporton KP.
Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi, tha se Hoti kishte premtuar njohje reciproke e vetëm atë nuk e solli.
“Për katër herë njëjtë ishe, të kanë mbetur edhe 96 herë të vish njëjtë. Por, çka pësojmë ne nga këto 100 herët e tua nëse i konvertojmë këto 100 herët e tua ta zëmë vetëm me 4 veprime që i ke bërë ti për një udhëtim atje, paramendojeni sa veprime do të kishim. Por, çka na solle kësaj here, a the që po shkojmë për njohje reciproke edhe vetëm për njohje reciproke dhe asgjë tjetër nuk bisedojmë, çka solle z.Hoti? E solle atë që po e quani mini-Shengen, e solle barazimin e të pagjeturve me të zhvendosurit, gabim katastrofal, e solle nismën për ndarjen e Ujmanit, solle atë që daljen e Serbisë në Adriatik dhe jo vetëm kaq. Prandaj, unë po pajtohem me ju që edhe 100 herë sikur të vish këtu, do të jesh njëjtë, por kam përshtypjen që Kosova nuk do të jetë njëjtë. Sa i përket asaj që po konsideroni si sharje, unë dhe grupi im parlamentar as nuk e bëjmë atë as nuk e kemi qëllim, por në anën tjetër nuk duhet të jemi të fyer… më të fyer jemi ne kësaj radhe sesa ju z.Hoti”, tha ai./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi