Në 20-vjetorin e zhdukjes së veprimtarit Ukshin Hoti, në Prizren sot është mbajtur akademi përkujtimore nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës, nga ku është bërë thirrje edhe një herë që të dënohet krimi serb i kryer në Kosovë.
Djali i veprimtarit Ukshin Hoti, Andin Hoti tha se fati i të pagjeturve është metaforë e dështimit politikë dhe faktorit ndërkombëtar.
“Fati i babit tim dhe u gjithë të pagjeturve tjerë është metafora e dështimit politikë dhe humanitar të faktorit ndërkombëtarë të Kosovës dhe gjithë organizatave të të drejtave të njeriut, që 20 vjet familjet tona jetojnë me ankthin e më të dashurve të tyre. Të pagjeturit janë një provë e gjenocidit serb në Kosovë, ndërsa Kosova sot për fat të mirë e ka një seancë ku do të fillon tribunalin e saj për dënimet e krimeve të luftës që Serbia e ka bërë në Kosovë. Të pagjeturit kanë vetëm një adresë është Serbia, ndërsa Kosovës i kërkohet të jetë konstruktive ne dialog me Serbinë, e cila jo vetëm që nuk pranon fajin por ka filluar edhe t’i mohoj edhe krimet e njohura botërisht. Ftoj institucionet e Kosovës që të kushtëzoj marrëveshjen me Serbinë derisa ajo mos të përgjigjet për njerëzit tanë dhe të ftoj bashkësinë ndërkombëtare, SHBA-në dhe BE-në që të shtojnë presionin ndaj Serbisë të paktën për hir të së njerëzores, për hir të lotëve dhe lutjeve të nënave tona”, tha Hoti.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke iu drejtuar djalit të Ukshin Hotit, tha se ky i fundit është babai i kombit. Madje, sipas tij, fati i tij është edhe sinonim i kombit tonë.
“Baba yt është baba i kombit tonë për këtu në Kosovë, të jesh i bindur… Fati i Ukshin Hotit nëse ka sinonim që lidhet me kombin tonë, nuk e di ka figurë tjetër të një mendimtari, ideologu të madh si Ukshin Hoti… E vërteta për Ukshin Hotin dikush thotë nuk dihet, dihet çdo ditë, ajo po ndodh çdo ditë, për faktin se Ukshin Hoti ishte një intelektual, ideolog. Kur ka fol se kombi ynë duhet të ketë të drejtat e veta, se kombi ynë duhet të ketë ushtri, shtet, të tjerët janë frikësuar të dëgjojnë prej tij, ky është një fakt dhe realitet”, tha Veseli.
Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj, tha se duhet të kërkohet e drejta, e mohuar me vite të tëra, për të dënuar gjenocidin serb të kryer në Kosovë.
“I mënjanuar dhe i ndjekur nga regjimi serb gjatë viteve të trazirave 1990-1991, i burgosur sërish në vitin 1994, unik në këndvështrimin politikë ndaj shoqërisë shqiptare dhe zëri moral i saj. Armiqtë e lirisë nuk i besuan as sistemit të burgjeve të hekurta, e nxorën nga burgjet dhe e çuan, e zhdukën intelektualin kryengritës. Sepse idetë e madhe të kryengritjes nuk arritën t’i burgosnin. Jo rastësisht pushtuesi iu hakmor, Ukshin Hotit të Krushës, një nga masakrat më mizore te Kosovës. Sot kur po flasim për Ukën duhet ta shtrojmë pyetjen se cilat janë fuqitë tona kombëtare dhe sa jemi në nivel të detyrës për shtet-mbajtje. Ne kemi gjeografinë kompakte, popullsinë e re përballë kombeve fqinje që po plaken dhe ushtrinë. Por mbi të gjitha kemi edhe orientimin politik të palëkundur veri-atlantik. Sot ne duhet kërkojmë përgjigjen në pyetjen “Ku është Ukshin Hoti?”, jo vetëm si parullë politike ngase Uka nuk u përkiste këtyre adresave”, tha Haradinaj.
Ndonëse vendlindja e tij është Rahoveci, kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi tha se kanë vendosur që këtë akademi ta mbajnë në komunën e Prizrenit për shkak se konsiderohet kryeqyteti shpirtëror i shqiptarëve, dhe tempulli i dijes, ku edhe universiteti mban emrin e Ukshin Hotit.
“Profili i tij prej një atdhetari të kulluar, humanisti, kryengritësi, prijës i mendimit politikë, udhërrëfyes drejt lirisë së dinjitetit njerëzor dhe kombëtarë, na bën të ndjehemi borxhli përherë ndaj jetës dhe veprimtarisë së tij”, tha Latifi.
Të pranishëm, në këtë akademi përkujtimore, ishin edhe shumë deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës e qytetarë. Të njëjtit po ashtu kanë bërë homazhe pranë bustit të Ukshin Hotit, në oborrin e Universitetit në Prizren që mban emrin e tij. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025