LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Tatimet të mblidhen brenda territorit të Kosovës

Hoti: Tatimet të mblidhen brenda territorit të Kosovës

Ministri i Financave Avdullah Hoti vizitoi sot zyrën regjionale të Administratës Tatimore të Kosovës në Prizren, ku tha se jam duke i vizituar të gjitha zyrat regjionale të ATK-së në Kosovë për të parë nga afër punën të cilën ju e kryeni, por njëherit edhe për të ju dhënë mbështetjen time dhe të Qeverisë sa i përket mbledhjes së detyrimeve tatimore dhe sundimit të ligjit, në mënyrë që të ofrojmë shërbime sa më të mira për tatimpaguesit dhe qytetarët.

“Përkushtimi im si Ministër i Financave është që të kemi një Administratë Tatimore të aftë për tu përballur me sfida të ndryshme dhe për këtë nuk do të mungojnë edhe investimet për këtë institucion shumë të rëndësishëm për shtetin. Ajo çka na pretë në të ardhmen është se vjelja e tatimeve duhet të bëhet brenda territorit të Kosovës dhe jo më në pikat doganore, si dhe funksionimi i ATK-së dhe Doganës si një institucion i vetëm. Për këtë jemi duke parë edhe modelet e shteteve të ndryshme evropiane dhe besoj se së shpejti do të fillojmë me bashkimin e disa dikastereve, duke shkuar në unifikimin e plotë në vitet e ardhshme”, tha Hoti.

Ministri Hoti shtoj se programi i Qeverisë ka si objektivë prioritare luftimin e ekonomisë joformale dhe për këtë ju si ATK por edhe Dogana do ta keni përkrahjen time të plotë në luftimin e këtij fenomeni, i cili çdo ditë po e dëmton zhvillimin e vendit dhe biznesin formal. Ne si Ministri e Financave jemi bartës të implementimit të strategjisë për luftimin dhe parandalimin e ekonomisë jo-formale, si dhe dukurive tjera negative. E them këtë sepse disiplina e inspektorëve tatimor është parakusht për të arritur këtë qëllim, gjë që unë nuk dyshoj në aftësitë dhe përgatitjen e juaj profesionale.


Ndërsa, u.d. drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Nahit Sharku duke falënderuar ministrin Hoti për mbështetjen, tha se ATK ka orientuar kapacitete e saj që të luftoj evazionin fiskal, e që brenda Planit Strategjik 2015-2020 kemi përcaktuar masat konkrete që do t’i ndërmarrim për luftimin e kësaj dukurie.

“Ne si institucion vazhdimisht jemi të fokusuar në ofrimin e mundësive sa më të mira që tatimpaguesit të kenë më të lehtë kryerjen e obligimeve tatimore që janë të përcaktuar me ligj. Ashtu siç jeni të informuar, së fundi kemi startuar më projektin më të ri, Zyra për Gjoba dhe Ndëshkime Administrative –ZGJONA, e cila është përgjegjëse për shqyrtimin e shkeljeve tatimore, përkatësisht të gjobave dhe ndëshkimeve konform legjislacionit tatimor në fuqi.

Qëllimi i këtij projekti është trajtimi i barabartë i gjithë tatimpaguesve përmes një trajtimi objektiv, rritjen e besimit ndaj ATK-së, si dhe zvogëlimin e rrezikut ndaj dukurive negative gjatë punës, dhe rritjes së transparencës në zbatimin e ligjeve tatimore. Gjithashtu, kjo qasje ka ndikuar në ngritjen e efikasitetit përmes specializimit të stafit. Rezultatet e deritanishme kanë treguar zhvillim progresiv të këtij projekti i cili ka rezultuar me zgjerim në të gjitha zyrat regjionale”, theksoi Sharku. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Ekonomi
Grupi NLB dhuron një milion euro për eliminimin e pasojave të përmbytjeve shkatërruese në Bosnje dhe Hercegovinë

Grupi NLB dhuron një milion euro për eliminimin e pasojave të përmbytjeve shkatërruese në Bosnje dhe Hercegovinë

Ekonomi
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Ekonomi
Nesër mbledhja e CEFTA-s, Kosova me fusnotë përfaqësohet nga MINT, synohen lehtësira për tregti të lirë

Nesër mbledhja e CEFTA-s, Kosova me fusnotë përfaqësohet nga MINT, synohen lehtësira për tregti të lirë

Ekonomi
Kalo në kategori