LAJMI I FUNDIT:

Hoti pas takimit me Leyen: Liberalizimi i vizave mbetet një nga çështjet më urgjente që duhet të zgjidhim

Hoti pas takimit me Leyen: Liberalizimi i vizave mbetet një nga çështjet më urgjente që duhet të zgjidhim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë takimit të tij me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka ngritur edhe çështjen e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Hoti ka thënë se në këtë takim i ka përmendur kryetares së KE-së punën e vazhdueshme të institucioneve të Kosovës dhe rezultatet në përmbushjen e kritereve për liberalizim.

“Në raport me Bashkimin Evropian, liberalizimi i vizave mbetet një nga çështjet më urgjente që duhet të zgjidhim. Pa liberalizim po rrënohet kredibiliteti i të gjitha proceseve që kanë të bëjnë me BE-në. Institucionet qeveritare dhe ato të pavarura të Kosovës kanë bërë një punë të vazhdueshme dhe të shkëlqyeshme, dhe shpresojmë se edhe Bashkimi Evropian do t’i vlerësoj këto arritje”, ka thënë Hoti në këtë takim.


Në komunikatën për medie, gjithashtu thuhet se në takim është biseduar edhe për situatën e krijuar nga pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19 dhe masat që po merr Qeveria e Kosovës në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike.

Po ashtu, Hoti me kryetaren e KE-së kanë biseduar edhe për çështjet me rëndësi në aktualitetin politik.

“Institucionet e Kosovës me punë të vazhdueshme kanë shënuar rezultate të prekshme në përmbushje të kritereve për liberalizim të vizave, dhe shpresojmë se Bashkimi Evropian do t’i vlerësoj këto arritje e t’i heq vizat për kosovarët. Këtë çështje e kam ngritur edhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Me kryetaren biseduam edhe për çështjet e tjera të aktualitetit politik dhe gatishmërinë e Qeverisë së re të Kosovës për qeverisje të mirë dhe transparente”, shkruan Hoti në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori