LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Së shpejti licencohen laboratorët privatë për të kryer testime, mbikëqyrja e zbatimit të masave do të vazhdojë pa pardon

Hoti: Së shpejti licencohen laboratorët privatë për të kryer testime, mbikëqyrja e zbatimit të masave do të vazhdojë pa pardon
Foto: Arkiv

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti i cili një ditë më parë rezultoi pozitiv në COVID-19 tha se Qeveria mbetet e fokusuar në dy prioritete, në luftën kundër COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se së shpejti licencohen edhe spitalet-laboratorët private për të kryer testime, ndërsa mbikëqyrja e zbatimit të masave do të vazhdojë pa pardon.

Lexoni të plotë postimin e kryeministrit Hoti:


“Qeveria mbetet e fokusuar ne dy prioritetet e saj, lufta kundër COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike. Pavarësisht zhvillimeve, dinamika e punës se Qeverise nuk do të ndikohet.

LUFTA KUNDËR COVID-19: Sot mbahet mbledhja e Komitetit ku diskutohen detyrat e secilit institucion në kuadër të Planit të Reagimit Kombëtar, që ka për qëllim bashkërendimin e punës të të gjitha institucioneve të përfshira në menaxhimin e pandemisë. Ministri i Shëndetësisë dhe Drejtori i SHSKUK-së janë duke u angazhuar me të gjitha kapacitetet për krijimin e shtretërve shtesë për rastet që mund të paraqiten. Po punojmë edhe me donatorë dhe vende mike për të krijuar këto kapacitete sa më parë, përfshirë edhe kapacitetet testuese shtese. Së shpejti licencohet edhe spitalet-laboratorët private për të kryer testime. Mbikëqyrja e zbatimit të masave do të vazhdojë pa pardon.

RIMËKËMBJA EKONOMIKE: Ministrat e resorëve ekonomik kanë marrë detyrat për të bërë përgatitjet për zbatim të masave për ndihmë qytetarëve dhe bizneseve. Sapo të hynë në fuqi ligji i buxhetit do të nisim me pagesat e mbetura përgjysmë. Presim që Kuvendi të miratojë këtë jave edhe ligjin për rimëkëmbje ekonomike për të hapur rrugë për zbatim të të gjithë pakos për rimëkëmbje ekomomike.

Krahas këtyre, Kosova po shihet si faktor stabiliteti ne rajon dhe me gjere për shkak të qasjes konstruktive, të matur dhe të koordinuar me miqtë tanë sa i përket dialogut, marrëdhënieve regjionale dhe marrëdhënieve ndërkombëtare”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Lajme
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Lajme
LDK mbledh kryesinë - diskutohet rezultati zgjedhor

LDK mbledh kryesinë - diskutohet rezultati zgjedhor

Lajme
Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Siguri
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Kalo në kategori