Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se platforma që është dorëzuar në Kuvend për dialogun me Serbinë është e dobët dhe pa përmbajtje.
Hoti këtë deklaratë e bëri në konferencën e përjavshme të LDK-së.
Shefi i Grupit të LDK-së nuk bëri të ditur nëse do ta përkrahin platformën e qeverisë në dialogun me Serbinë, por sipas tij para të hënës do ta bisedojnë me grupin parlamentar për të dalë me një qëndrim.
Hoti gjithashtu potencoi se kryeministri Haradinaj ka hequr dorë komplet nga dialogu me Serbinë.
“E dimë që partia e tij është e pesta me radhë dhe askush nuk e pyet për asgjë. Kryetari i PDK-së ka deklaruar që është i gatshëm që udhëheqjen e dialogut t’ia kaloj LDK-së. Në fakt ky është dështim i pozitës kur i adresohet opozitës. Ne jemi të gatshëm të marrim përsipër këto procese por vetëm pasi të marrim mandatin nga qytetarët e vendit përmes votës së lirë. Ky koalicion ose duhet të marr përsipër procese të mëdha ose të mbahen zgjedhje në vend. Platforma që është dorëzuar në Kuvend është e dobët dhe pa përmbajtje. Në fakt kjo platformë prezanton varfërinë e vizionit politik dhe mungesën për tu përballur me agresionin e djeshëm, Serbinë. Në atë platformë duket se ne jemi agresorë për luftën që ka ndodhur në Kosovë. Mendojmë që në këto bisedime duhet të shkojmë krenar si popull që kem luftuar për lirinë tonë e jo si bashkë fajtorë për luftën që ka ndodhur në Kosovë. Në si opozitë do themi fjalën tonë në kuvend si opozitë duke kryer rolin e gardianit të shtetit”, ka thënë Hoti.
Ai ka thënë se është për keqardhje që gjithçka është reduktuar në besueshmërinë e një personi.
“Tema se kush duhet t’i udhëheq bisedimet nuk është tema më e rëndësishme për këtë proces të dialogut. Ne dëshirojmë të dakordohemi për formatin e këtij dialogu, për temat që duhet të diskutohen….”, tha ai.
Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti po ashtu tha se dështimi i koalicionit qeverisës dhe mos koordinimi brenda kësaj qeverie janë shenja të qarta se vendi ka nevojë për ndryshim thelbësor në qeverisje.
“Nga qeveria e vendit nuk ka asnjë debat për çështje vitale të vendit. Qeveria është shpartalluar në disa pjesë. Secila parti në koalicion punon për hesap të vet, përfshirë dhe partinë e kryeministrit. Gjendja në shëndetësi është përkeqësuar… Në politikën e jashtme jemi totalisht në defanziv. Nuk bëhet fjalë për njohje të reja dhe krejt diplomacia është koncentruar në parandalimin e heqjes së njohjeve. Krejt trupi diplomatik i Kosovës është fokusuar në organizimin e ngjarjeve për të promovuar librin biografik të Thaçit, i cili për konsum vendor po transmetohet në televizionin publik të Kosovës. Me deputetët e Kuvendit të Kosovës jemi duke takuar vazhdimisht të rinj dhe të reja, dhe nga ato takime del që besimi në institucione kur nuk ka qenë më i ulte se që ka qenë deri tash…. Dy problemet kryesore për qytetarët janë: papunësia dhe korrupsioni të cilat nuk janë në agjendat e qeverisë së Kosovës”, tha Hoti ndër të tjera.
Ai po ashtu tha se papunësia nuk zbutet duke punësuar zëvendësministra dhe koordinatorë dhe korrupsioni nuk luftohet kur katër zëvendësministra në detyrë kanë aktakuzë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Mëngjesi me ngrica - pasdite diell dhe vranësira
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj