LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Qeveria do ta rris dukshëm pjesëmarrjen në arsimin parashkollor

Hoti: Qeveria do ta rris dukshëm pjesëmarrjen në arsimin parashkollor

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, vizitoi kopshtin e fëmijëve “ Bardha Akademi”, në Prishtinë, ku u takua me pronaren e këtij kopshti Gëzime Rexhepi, e cila njëkohësisht është edhe kryetare e Asociacionit të Kopshteve private & partneritet publiko privat.

Në takim morën pjesë dhe pronaret e 5 kopshteve të tjera, përfituese nga Masa 10, në kuadër të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike, me të cilën është ofruar mbështetje financiare për projekt iniciativat që synojnë përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri. Me këtë masë në vlerë prej 1 milion euro, janë financuar 115 kopshte private dhe ato në partneritet publiko privat, sipas kërkesave të tyre që sigurojnë qëndrueshmëri financiare dhe vijueshmëri të stafit.

“I kemi ndihmuar kopshtet për të qëndruar në biznes. Sepse është tepër e nevojshme për çdo familje, për të marrë këtë shërbim, në mënyrë që prindërit të kenë mundësi të vazhdojnë aktivitetet e tyre të punës” tha Hoti.


Duke folur për vazhdimin e bashkëpunimit me kopshtet private, kryeministri Hoti tha se Qeveria do ta rris dukshëm pjesëmarrjen në arsimin parashkollor, që nënkupton se do të mbështetën masivisht kopshtet dhe çerdhet në mbarë vendin me një formulë të re të vlerësimit duke bërë financimin për arsimin parashkollor për kokë të fëmijës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Drejtësi
Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Lajme
Kalo në kategori