Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, nëpërmjet një deklarate për medie, ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu përballur me COVID-19.
Sipas tij, në Në QKUK në Prishtinë dhe në spitale rajonale është ngritur në nivelin më të lartë mobilizimi i stafit shëndetësor si dhe është organizuar orari i stafit shëndetësor në përputhje me numrin e pacientëve që mund të paraqiten në spitale.
Tutje, siç tha Hoti, janë rritur testimet në mbi 2,000 në ditë dhe pothuajse kushdo që ka nevojë arrin të testohet brenda ditës (nga muaji shkurt e deri më tani janë 122 mijë qytetarë, prej të cilëve 116 mijë janë testuar nga data 4 qershor e deri më sot).
Postimi plotë:
Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu përballur me COVID-19:
1. Në QKUK në Prishtinë dhe në spitale rajonale është ngritur në nivelin më të lartë mobilizimi i stafit shëndetësor:
a) Është organizuar orari i stafit shëndetësor në përputhje me numrin e pacientëve që mund të paraqiten në spitale,
b) Janë bërë planet operacionale të Klinikave në QKUK për të ofruar shërbime emergjente sipas prioriteteve,
c) Janë rritur kapacitetet me shtretër,
d) Janë rritur kapacitetet për furnizim me oksigjen të lëngshëm,
e) Është funksionalizuar Mjekësia Sportive ku janë fituar edhe 101 shtretër shtesë për pacientë me COVID-19,
f) Janë rritur kapacitetet për respiratorë duke shfrytëzuar hapësirat e Klinikës Endokrine që afërsi të Mjekimit Intensiv Qendror.
2. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik po bënë një punë kolosale:
a) Janë rritur testimet në mbi 2,000 në ditë dhe pothuajse kushdo që ka nevojë arrin të testohet brenda ditës (nga muaji shkurt e deri më tani janë 122 mijë qytetarë, prej të cilëve 116 mijë janë testuar nga data 4 qershor e deri më sot),
b) Po bëhet gjurmimi i rasteve dhe është ndërtuar sistemi i hetimit epidemiologjik, që na mundëson parashikimin te zhvillimit të epidemisë dhe rrjedhimisht marrjen e masave të nevojshme me kohë,
c) Po mbikëqyren vazhdimisht shkollat duke testuar nxënësit dhe arsimtarët dhe duke marrë vendimet e nevojshme për secilin rast,
d) Po mbikëqyren kontaktet me ekipet në terren,
e) Po përgatitet analiza ditore e gjendjes në terren që ndihmon institucionet shëndetësore të marrin veprimet e nevojshme.
3. Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me ministritë dhe institucionet e tjera të përfshira në menaxhimin e situatës me COVID-19:
a) Është duke mbështetur dhe koordinuar punën e të gjitha institucioneve shëndetësore,
b) Po koordinon punën me partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen që po e marrim me donacione dhe me këshilla,
c) Po punon në sigurimin e vaksinës krahas vendeve të BE-së,
d) Po koordinon veprimet me shtabet e komunave në veçanti në fushën e arsimit,
e) Ka bërë kategorizimin e komunave sipas numrit të të infektuarve dhe ka përcaktuar masat përkatëse,
f) Po koordinon ndërmarrjen e masave me grupet e interesit, si me oda ekonomike, me shoqata të ndryshme dhe grupe të tjera për të marrë vlerësimet e tyre për masat dhe për të kërkuar respektimin e tyre.
g) Inspektoratet dhe policia po punojnë ngushtë me komuna dhe institucione të tjera për të mbikëqyrë zbatimin e masave, duke punuar me orar të zgjatur.
h) Është ndarë buxhet shtesë për shëndetësi, për arsim dhe për komuna për tu përballur me gjendjen nga COVID-19.
4. Komunat kanë krijuar tanimë një sistem që funksionon plotësisht në mbikëqyrje të rasteve me COVID-19 në konsultim me institucionet qëndrore, janë funksionalizuar shtabet emergjente lokale, janë rritur kapacitetet e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në bashkërendim të aktiviteteve me nivelin qendror etj.
Megjithatë, situata me COVID-19 është e rëndë, ngjashëm siç është në rajon dhe në BE. Të gjithë duhet të ndihmojmë mjekët dhe infermierët tanë të përballen me këtë gjendje duke respektuar masat e propozuara nga IKSHP, të cilat i ka ndërmarrë Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë.
Të gjithë ata që janë prekur nga COVID-19 nuk janë vetëm në këtë situatë. Stafi shëndetësor dhe institucionet e tjera janë në mbështetje të tyre.
Bizneset dhe punëtorët që janë prekur nga kjo situatë nuk janë vetëm. Shteti i Kosovës do tu ndihmojë në tejkalimin e situatës, siç ka bërë duke ndihmuar bizneset, punëtorët, bujqit, gratë në biznes, komunitetet jo shumicë, familjet në asistentë sociale dhe të tjerët përmes fondit për rimëkëmbje ekonomike prej 365 milionë euro.
Do të vazhdojmë edhe në vitin e ardhshëm me fondin për rimëkëmbje, i cili është paraparë fillimisht në shumë prej 182 milionë euro, por që do të rritet me burime të tjera të jashtme.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Filipçe: Duhet konsensus për reformat në drejtësi, për të parandaluar partizim të ri
Kurti takon mbështetësit e tij në Prishtinë, zotohet se do të bëjë dyfishimin e kapacitetit të mbulueshmërisë së ngrohjes qendrore në kryeqytet
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar
Shkeljet gjatë fushatës zgjedhore, PZAP gjobit me mijëra euro PDK-në, AAK-në dhe Koalicionin Vakat
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin