LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Qeveria ‘Haradinaj’ do ta rrëzojë vetvetën

Hoti: Qeveria ‘Haradinaj’ do ta rrëzojë vetvetën

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, ka qartësuar pozicionin e partisë së tij, përballë spekulimeve se do të bëhet pjesë e Qeverisë ‘Haradinaj’.

“Deklarimet e tilla nga analistë të ndryshëm janë thjesht spekulime dhe të pavërteta me qëllim që t’i përmbushin qëllimet e tyre. LDK do të tregojë se do të jetë një opozitë e fuqishme dhe se qeverisja e tanishme do ta rrëzojë vetvetën”, tha Hoti në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel.

Hoti adresoi kritika të mëdha ndaj Qeverisë Haradinaj, për të cilën tha se “nuk ka njohuri, vizion dhe as vullnet për ta zhvilluar vendin në asnjë sektor’


Sipas Hotit, qeverisja e tanishme e Kosovës nuk është duke pasur njohuri se si duhet ta udhëheq Kosovën në dialogun me Serbinë.

Madje për Hotin, Qeveria ‘Haradinaj’ është një anije pa busullë.

Sipas tij,  formimi i një grupi të unitetit tanimë nuk ka kuptim. Kjo për shkak se, sipas Hotit, një grup i tillë ka pasur kuptimin në vitin 2005/2006, atëherë kur dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë kishte qenë në fazën fillestare, dhe se tashmë Kosovës nuk i duhet një grup i tillë.

Ai tha sekjo Qeveri nuk ka aftësi për udhëheqjen e dialogun në mes këtyre dy shteteve.

“Qeveria ‘Haradinaj’ është e zënë ngushtë nga Lista Serbe, pa miratimin e së cilës nuk mund të marrin asnjë vendim në të mirën e vendit”, tha ai. /Tribuna/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori