LAJMI I FUNDIT:

Hoti priti ambasadorin zviceran, e falënderon për mbështetjen

Hoti priti ambasadorin zviceran, e falënderon për mbështetjen

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, prit sot në takim Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në vend.

“Hoti, fillimisht e ka njoftuar ambasadorin Lebet për prioritetet e qeverisë për fuqizimin e rendit dhe ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, me theks të veçantë për masat që po ndërmerr qeveria për zhvillimin ekonomik, pas gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19.

Me këtë rast, kryeministri Hoti falënderoi shtetin e Zvicrës dhe ambasadorin Lebet për mbështetjen dhënë Kosovës në procese të ndryshme, shumë të rëndësishme për vendin, duke shprehur përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me Zvicrën”, thuhet në njoftimin për media.


Ambasadori i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, falënderoi kryeministri Hoti për pritje, duke shprehur gatishmërinë që partneriteti ndërmjet dy shteteve të vazhdojë edhe në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Sociale
Kalo në kategori